LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta vizitë zyrtare në Maqedoni/ Ja axhenda e takimeve

20 Nëntor 2017, 08:08, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov.

Meta do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe me liderët e partive parlamentare në Maqedoni.

Në takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, Meta do të flasë për bashkëpunimin dypalësh dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Gjithashtu, presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir./ CityNews

Lajmet e fundit nga