LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maskat dhunojnë çiftin e të moshuarve/ I lidhin këmbë e duar dhe u marrin lekët

20 Nëntor 2017, 18:03, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një çift të moshuarish pasi janë lidhur dhe grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Maskat kanë dhunuar çiftin e të moshuarve dhe pasi i kanë lidhur këmbë e duar u kanë marrë atyre rreth 1 milionë lekë të vjetra dhe janë larguar.

Policia shprehet se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga