LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi për Vangjush Dakon/ Gafa e Bashës me prokurorin Anton Martini

20 Nëntor 2017, 13:56, Aktualitet CNA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka bërë disa denoncime, sipas tij të bëra nga SHISH, të cilat ndodhen në një dosje hetimore në Prokurori.

Lulzim Basha tha se përgjimet ishin bërë nga SHISH dhe i hetonte prokurori Anton Martini në Durrës. Ky prokuror, sipas Bashës kishte në dorë pazaret e Vangjush Dakos me kriminelët për vota gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në deklaratën e tij, Lulzim Basha tha se Vangjush Dako u premtonte kriminelëve tendera në këmbim të votave dhe theksoi se Edi Rama kishte larguar prokurorin e çështjes, duke e ngritur në detyrë dhe duke e cuar kryeprokuror të Shkodrës dhe njëkohëshisht i kërkoi Adriatik Llallës që të fliste për të njëjtën çështje.

Në fakt është kryeprokurori i Republikës, vetë Llalla ai që bën emërimet e drejtuesve të prokurorive në rrethe. Basha tha se Anton Martinin e kishte ?hequr? me ngritje në detyrë Edi Rama, pastaj tha ?Të flasë Lllalla për lëvizjen e Anton Martinit?.

Basha në fakt ka qënë gjithmonë në mbështetje të prokurorisë dhe vetë Llallës, është jurist dhe vetë ai duhet ta dijë mjaft mirë që prokurorët e rretheve i emëron kryeprokurori i Republikës.

Pra Anton Martinin e ka ?hequr? me ngritje në detyrë Llalla, të cilin Basha e konsideron si ?luftëtar? dhe kundërshtar të Edi Ramës.

Pse duhet pyetur Adriatik Llalla?

Apo e hoqi Edi Rama dhe Llalla është në pazar me krimin e Ramës?

A mos Llalla është i përfshirë vetë në afera dhe pazare kriminale, për të cilat Luli nuk flet?

Nuk ka dy rrugë, ka vetëm një: Ose e hoqi Rama dhe Llalla është i paaftë dhe duhet ?qëruar? nga prokuroria, ose e hoqi Llalla i cili kërkon të fshehë manipulimet e votave dhe i shërben krimit, ose Luli nuk di se çfarë flet.

Lulzim Basha kërkon sqarim nga prokurori që mund të ketë fshehur krimin dhe e mbron atë, nga ana tjetër na thotë se e ka graduar Rama Anton Martinin.

Edhe një denoncim që mund të kishte ndonjë të vërtetë brenda e bërë të pabesueshëm o Lul./ CityNews

Lajmet e fundit nga