LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon numërimi i votave në 10 komuna të Kosovës/ Ja fituesit

19 Nëntor 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Ka përfunduar numërimi i votave në disa komuna të Kosovës, ku edhe janë bërë të ditur drejtuesit e ri.

Kështu, në Gjilan Lidhja Demokratike e Kosovës, me Lutfi Hazirin ka arritur të fitojë me 63.97% të votave kundrejt 36.03% të Sami Kurteshit të Vetëvendosjes.

Në Mitrovicë, fitues në këto zgjedhje është Agim Bahtiri i AKR-së, me 57.33% të votave përkundrejt Valdete Idrizit të PDK-së, me 42.67%.

Në Komunën e Podujevës, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të fitojë me kandidatin Agim Veliu me 63.80% ndaj Ajet Poterës, të VV që ka fituar 36.30%.

Shtimen e ka fituar Naim Ismaijli i Partisë Demokratike të Kosovës, me 51.51 përqind.

Sipas KQZ-së, pasi janë numëruar 100% e votave nga 219 qendra votimi, kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka marrë 50.32%, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka marrë 49.68%.

Edhe në Suharekë ka përfunduar numërimi i votave, ku fitues është Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 52.57%, përballë Sali Asllanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 47.43%.

Obiliqi, komuna pranë Prishtinës, është fituar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 60,60%, kurse LDK-së ka marrë 39,40% të votave.

Malisheva është fituar nga Ragip Begaj, i NISMA me 55.79% të votave.

Gjakova ashtu edhe siç ishte parashikuar nga Exit Pollet, është fituar nga Ardian Gjini, me 53.99% të votave i AAK-së, përballë kryetares aktuale Mimosa Kusari-Lila me 46.01%.

Edhe në Komunën e Rahovecit ka përfunduar numërimi i votave, ku fitues rezulton Smajl Latifi i AAK-së, i cili në një prononcim për mediat shprehet: ?Të gjitha premtimet dhe zotimet e mia që kam bërë në fushatë do t?i realizojë. Do të jem në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit?./CityNews

Lajmet e fundit nga