LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat zvicerane: Prodhimi i kanabisit shpërtheu në Shqipëri nga Edi Rama

19 Nëntor 2017, 16:27, Aktualitet CNA

Mediat zvicerane i kanë kushtuar rëndësi trafikut të drogës nga Shqipëria për në vendet e tjera të Bashkimit Europian, por në mënyrë më të specifikuar, trafikut të drogës drejt Italisë fqinje.

Në një shkrim të publikuar nga “Letemps.ch”, të titulluar “Shqipëria e tronditur nga trafikimi i drogës”, thuhet se “Prodhimi i kanabisit shpërtheu në Shqipëri, me pjesëmarrjen e dukshme të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë filluar të ngrenë zërin e tyre”.

Ndërsa sjell në vëmendje, atë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama, e quajtën si sukses të madh, hyrjen në Lazarat dhe eleminimin e kultivimit të kanabisit. Por sipas “Letemps.ch”, ky sukses u ndoq me mbushjen e të gjithë Shqipërisë nga droga.

“Kodrat që rrethojnë fshatin Lazarat në Shqipërinë jugore kanë kohë që kanë qenë të privilegjuara për të ushqyer tregun rajonal të kanabisit. Ky monopol u zhduk në vitin 2014, kur policia bastisi fshatin e madh, një vit pasi Kryeministri Socialist Edi Rama erdhi në pushtet, triumfalisht u rizgjodh qershorin e kaluar. Shkatërrimi i “kështjellës së kanabisit” Lazarat kishte pasoja të padëshiruara: prodhimi u përhap me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë në luginat veriore të vendit.”, – shkruhet në hyrje të shkrimit, ndërsa nuk lë jashtë vëmendjes edhe dyshimet për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në këtë aktivitet kriminal. /CityNews

Shkrimin e gjeni mëposhtë:

Letemps.ch

Lajmet e fundit nga