LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja se në cilin moment të lidhjes femrat kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë

19 Nëntor 2017, 14:10, Aktualitet CNA

Studiuesit kanë identifikuar një dritare specifike në të cilën gratë, të cilat janë në marrëdhënie afatgjata, kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë partnerët e tyre.

Ata zbuluan se gratë janë më të prirura për të shkelur kurorën midis gjashtë dhe dhjetë vjetësh martese apo lidhjeje me dikë.

Megjithatë, kur studimi drejtohej tek shancet për tradhëti tek meshkujt, studimi gjeti se dritarja ishte më pak specifike, me burrat që ka më shumë gjasa të mashtrojnë pas 11 vjetësh.

Studimi, i cili u botua në The Journal of Sex Research, arriti në përfundimin se faktorë të shumtë i detyronin njerëzit që të përmbahen nga shkelja e kurorës, por më shpesh këto lidhen me dëshirën për të ruajtur standardet morale dhe frikën për të qenë i vetëm.

Gjetjet e tyre në lidhje me tradhëtinë femërore vërtetojnë teorinë shtatëvjeçare, një term i njohur psikologjik që sugjeron që marrëdhëniet të fillojnë të dobësohen pas shtatë vjetësh.

Është një trend që historikisht është mbështetur nga statistikat e divorcit, të cilat tregojnë se shumë çifte ndahen në këtë periudhë kohore./CityNews

Lajmet e fundit nga