Connect with Us

Aksident i rëndë në autostradë/ Të plagosurit me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradë/ Të plagosurit me urgjencë në spital

Publikuar

-

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Tirana-Durrës, ku si pasojë mësohet të ketë të plagosur, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Burimet nga vendi i ngjarjes, thanë për CityNews.al, se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Digitalb, në drejtim të Durrësit, ku një automjet i bardhë, tip “Audi”, është përplasur me trafik ndarësen.

LEXO EDHE:  Aksident në Rrugën e Arbrit/ Plagoset drejtuesja e mjetit

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë transportuar të lënduarit me urgjencë për në spital.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të policisë, dhe nuk dihet se sa janë të plagosurit, apo gjendja e tyre. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Pak orë pas inagurimit/ Bllokohet Rruga e Arbrit, ish deputeti thirrje urgjente qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka reaguar për situatën e fundit në Rrugën e Arbrit e sapo inaguruar.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Ai I bën thirrje qeverisë të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.

“Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri



Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Kjo është Qeveria e Shoë-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet boshe të Grida Dumës/ Po të ma kërkonte SHBA, do largohesha nga politika

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se PD për ish kryeministrin  Sali Berisha është krijesa e tij dhe se e kupton dhimbjen që ai ndjen, por vjen një ditë që kjo krijesë kërkon sakrificën tënde.

Ajo ka theksuar se situata në PD aktualisht është si një anije ku duhet të zgjedhësh të shpëtosh  veten apo fëmijën tënd, duke treguar kështu që thelbi duhet të jenë demokratët.

Nga ana tjetër, deputetja bën me dije se nëse ambasada amerikane do kishte bërë thirrje kundrejt saj për t’u larguar, ajo shprehet se do të kishte ikur që me sekondin e parë ngha politika.

“Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar.

Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që:



“Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishën është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. 

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” 

Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!”, shkruan Duma në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila ndidhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një njoftimi, policia bën me dij se drejtuesi i mjetit, shtetasi D.K ka përplasur 21 vjeçaren me iniciale E.K në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”.

Tiranë/ Informacion paraprak



LEXO EDHE:  Aksident në Tepelenë, humb jetën 25-vjeçari

LEXO EDHE:  Foto/ Dy burra në motoçikletë përplasen nga makina

Me datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE