LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Gjenden eshtrat e një njeriu pranë qendrës shëndetësore

18 Nëntor 2017, 20:46, Aktualitet CNA

Eshtrat e një njeriu janë gjetur në hyrje të qendrës shëndetësore në fshatin Koritë të Korçës.

Sipas të dhënave mësohet se eshtrat janë gjetur gjatë gërmimeve në kanalin e tubacioneve në qendrën shëndetësore të fshatit.

Burimet policore njoftojnë se eshtrat e zbuluara janë marrë dhe po punohet për identifikimin e viktimës, e sqarimin e plotë të rethanave të ngjarjes.

Banorët thonë se qendra shëndetësore kishte vite që është ndërtuar, ndërsa  më parë ka shërbyer si banesë. /CityNews

Lajmet e fundit nga