LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë në familje/ Arrestohet 52-vjeçari

18 Nëntor 2017, 10:28, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale ?ushtrim i dhunës në familje? dhe mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi Shyqëri Hoxha, 52 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 26.10.2017 e ka dënuar atë me 1(një) vit, dhe 6 (gjashtë) muaj burg, për veprat penale ?Dhunë në familje? dhe ?Mosbindje  ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik? parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 242 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga