LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria ka frikë nga e vërteta/ Përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim-Asociimit 

17 Nëntor 2017, 12:18, Aktualitet CNA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se për herë të parë pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Përmes një reagimi, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Deklarata e plotë:

Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe  Ditmir Bushati,  në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të  anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën. Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dergua ftesë.

Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.  Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit./ CityNews

 

Lajmet e fundit nga