LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas grushti në partinë e Blushit/ Ndërhyn policia

17 Nëntor 2017, 11:32, Aktualitet CNA

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në partinë LIBRA, të Ben Blushit.

Situata ka degraduar në përplasje të ashpër fizike gjatë mbledhjes së partisë te ?Rruga e Elbasanit? ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari, Ben Blushi.

Mësohet se incidenti ka ndodhur pas publkimit të lajmit për sherrin mes Blushit dhe bashkëthemelueses së Libra-s, Mimoza Hafizit

Sherri me grushte mes disa anëtarëve të kësaj force politike ka qenë aq brutal sa që është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të vendosur nën kontroll situatën.

Ben Blushi është parë tepër i shqetësuar nga ky incident i rëndë.

Mimoza Hafizi nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e organizuar te ambientet e Hotel ?Monarch?, por ka dërguar një anëtar të partisë dhe mbështetës të saj për ta regjistruar mbledhjen.

Ky gjest ka acaruar mbështetësit e Ben Blushit, të cilët e kanë nxjerrë jashtë mbledhjes, dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me grusht.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme u publikua konflikti verbal mes Mimoza Hafizit dhe Ben Blushit për shkak të statutit të partisë. Hafizi insistonte që partia të ishte me dy kryetarë.

Nëse vijon perplasja brenda strukturave drejtuese te saj, me kete ritem qe ka nisur, LIBRA rrezikon shpërbërjen./ CityNews

Lajmet e fundit nga