LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndodh në qendër të Tiranës/ Punëtorët pa asnjë masë sigurie

17 Nëntor 2017, 14:35, Aktualitet CNA

Kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve përbëjnë një tjetër problematikë serioze për vendin tonë.

Ditën e sotme CityNews.al ka siguruar disa foto, ku punëtorët në Bulevardin “Zogu i parë” në Tiranë, punojnë pa maska.

Ndërkohë që pluhuri shpërndahet si tym në ambjent, duke shkatërruar organizmin e tyre, punëtorët janë lënë pa asnjë masë mbrojtëse.

Kur kjo ndodh në qendër të Tiranës, imagjinoni si mund të jetë në periferi të saj./ CityNews

Lajmet e fundit nga