LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konferenca për punësimin e të rinjve/ Ambsadori i Zvicrës: Të futet këshillimi i karrierës në programet shkollore

17 Nëntor 2017, 20:28, Aktualitet CNA

Ditën e sotme është mbajtur një konferencë, nga RisiAlbania, i cili në vetvete është një projekt për punësimin e të rinjve në vend.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin zv.ministri i Arsimit, Arvin Demo, zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, Eksperti zviceran Willi Schweizer si dhe Edmont Rapti nga Fakulteti i Shkencave Sociale.

Në konferencën e sotme u diskutua për bashkëpunimin që po kryhet midis Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit dhe projektit zviceran për ngritjen e qendrave dhe udhëzuesve për karrierën, ndërsa nga ana e tij ambasadori i Zvicrës Christoph Graf, tha:

?Specialistët e mirë-trajnuar të karrierës janë lidhja e munguar midis kërkuesve të punës dhe tregut të punës. Gjithashtu, shkollat dhe universitetet duhet të fillojnë ta përfshijnë këshillimin dhe udhëzimin e karrierës në programin e tyre?.

Sipas tij, ?Këshilluesit e karrierës përmirësojnë përputhjen e aspiratave të një individi me kërkesat e tregut të punës?./CityNews

Lajmet e fundit nga