LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjenden armë dhe municione/ Arrestohet 50-vjeçari

17 Nëntor 2017, 14:03, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 50-vjeçari, ndërsa ka sekuestruar 1 armë zjarri, 3 krehëra dhe 75 fishekë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me inicialet GJ.GJ 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ?Pushkë 20? me tre krehëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, arme?ve shpërthyese dhe i municionit? parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga