Connect with Us

Emergjencat Civile/ Xhaçka-prefektëve të rinj: Zyra juaj është terreni

Aktualitet

Emergjencat Civile/ Xhaçka-prefektëve të rinj: Zyra juaj është terreni

Publikuar

-

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një takim me 12 prefektët e sapoemëruar në vend, kërkoi një planifikim të qartë masash për parandalimin dhe për menaxhimin e Emergjencave Civile.

“Masat e marra gjatë emergjencave civile kanë impakt direkt në jetën e komunitetit. Për mangësitë e konstatuara në udhëzime apo akte të tjera, do vlerësoja maksimalisht, kontributin tuaj të mirëkoordinuar, me qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e punës për çdo hallkë që është pjesë e Emergjencave Civile. Por në rastet e emergjencës, besoj se çdonjëri prej nesh do e kishte të vështirë të mbështetej tek mangësitë, për të evituar zgjidhjen e situatës. Pra, prioriteti ynë kryesor, është garancia për komunitetin në çdo qytet, fshat, komunë, që ne jemi prezent me plane të koordinuar mirë dhe me kapacitetet e nevojshme që garantojnë zgjidhje në raste emergjencash”, ka thënë Ministrja e Mbrojtjes.

“Në raste emergjencash dhe ngjarjesh të jashtëzakonshme, zyra juaj duhet të jetë terreni, sikurse kompetenca juaj është ndjekja e Planit të Veprimit hap pas hapi”, kështu i është drejtuar Xhaçka prefektëve të rinj.

Ministrja e Mbrojtjes kërkoi nga prefektët veprim të shpejtë dhe të zhdërvjellët sipas pikave të një plani të qartë veprimi, të konceptuar si një Protokoll Tip Veprimesh në situata të jashtëzakonshme. Në ditët në vijim, ministrja Xhaçka do të thërrasë një takim të zgjeruar me të gjithë kryetarët e bashkive në vend dhe drejtuesit e njësive administrative për të koordinuar masat dhe për të dhënë orientimet për përballimin e emergjencave në ditët e vështira të dimrit.

LEXO EDHE:  Shpërthen në PS/ Anëtarësia kërcënon me tërheqje

Sipas ligjit “Për emergjencat civile” dhe akteve nënligjore përkatëse në dhe për zbatim të tij, Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, ka si kryetar prefektin e qarkut. Ndërkohë, Zyra Qendrore e Emergjencave Civile, është parashikuar të funksionojë këtej e tutje si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po fshin menderen me PD-në”/ Degjeneron debati mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: O kategori llumi

Publikuar

-

Nga

“Po fshin menderen me PD-në”/ Degjeneron debati mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: Je këllirë

Analisti Frrok Çupi ka debatuar ashpër me ish-deputeten Grida Duma, teksa po flisnin për situatën politike në vend.

Çupi akuzoi Dumën se po fshin menderen me Partinë Demokratike, ndërsa kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga ish-deputetja.

“Jam themeluesi i asaj partie me të cilën po fshin menderen”, tha ai dhe debati mes tyre ka degjeneruar.

Duma e ka quajtur analistin këllirë dhe ky i fundit i ka kërkuar moderatores Eni Vasili që t’i mbyllë mikrofonin.

Është dashur ndërhyrja e moderatores që debati të mos vijojë më tej dhe të dyja palët të qetësohen.

Pjesë nga debati në “Open”:

 Çupi: O Grida me mua e ke? Po ti je një fjalë e vogël moj.

Duma: Unë do të të kthehem ndryshe.

Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan.

Çupi:Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?

LEXO EDHE:  Shqipëria vazhdon të “digjet”/ Sa punonjës janë të angazhuar për shuarjen e zjarreve

LEXO EDHE:  Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Kosovë/ Kosova kusht kryesor për integrimin e Serbisë në BE

Çupi: Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend.

Çupi: Ça thua më?

Duma: Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjëtër…

Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria tërhiqet nga afera e rrugës Milot-Fier/ Anulon fituesin e paracaktuar, do hapet sërish gara

Publikuar

-

Nga

Qeveria tërhiqet nga afera e rrugës Milot-Fier/ Anulon fituesin e paracaktuar, do hapet sërish gara

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.

Teksa shpalli publikisht garën ndërkombëtare, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku tha se vlera e këtij tenderi është 1.2 miliardë euro, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe ishte një kompani greke.

Garën për ndërtimin e këtij segmenti qeveria e ka mbyllur pak javë më parë dhe në garën për ofertat koncesionare për rrugën Milot-Fier është dorëzuar vetëm oferta e kompanisë greke Terna, e  paralajmëruar si fituese e paravendosur.

Mirëpo duket se qeveria është tërhequr nga kjo aferë, pasi ministrja Balluku njoftoi mbrëmjen e sotme se kompania është përjashtuar, pasi nuk përmbushte një kriter.

Balluku tha në emisionin “Përballë” se do të rihapet sërish gara për të gjetur një tjetër kompani që do të ndërtojë këtë rrugë.

Ne kemi pasur një ofertë që e kemi kqyrur me shumë vemendje. Ne na u desh ta kqyrnim shumë mirë ofertën, duke qenë se ka qenë shumë voluminoze. Mbi 40 fashikuj kanë qenë. Oferta fatkeqësisht nuk është më e vlefshme.

Oferta ka ardhur shumë më poshtë nga tavani i qeverisë, problem është që nuk përmbushet një nga kriteret, ai i kohëzgjatjes së ndërtimit.

Milot-Fieri do të hapet për të gjetur mundësi edhe njëherë. Ne do ta rihapim për t’i dhënë mundësi kujtdo që të marin pjesë në ndërtimin e kësaj rruge”, theksoi socialistja./ CNA.al

Konfirmohet denoncimi i CNA.al/ Dorëzon ofertën për rrugën Milot-Fier vetëm kompania greke

Video-Tenderi 1.2 miliardë euro/ Çfarë do të ndodhë nëse shqiptarët lejojnë koncesionin Milot-Fier

Shtyhet për herë të dytë Milot-Fier/ Ndryshojnë disa kushte për operatorët

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

LEXO EDHE:  “Festat duan dashuri”, Xhaçka me fëmijët e Shtëpisë së foshnjes "Hannah dhe Rozafa"

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

Publikuar

-

Nga

Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

Pas 11 vitesh menaxhim nga privati, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do të ofrohet sërish nga shteti. Ky është lajmi i dhënë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët do ta marrin këtë shërbim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Koncensioni i SGS -së mbyllet në vitin e 11-të pasi ka pasur 10 vite dhe kemi bërë një shtesë 1 vjeçare thjesht për t’i dhënë kohë manaxhimit të ndryshuar. Nga 1 janari 2021 do të kemi një qasje të re mbi kontrollin teknik të automjeteve.

Unë nuk jam këtu për të gjykuar koncensionet e para 10 viteve. Kalimi i këtij shërbimi edhe njëherë tek DPSHTR-ja është gjëja më e mirë që shteti mund të bëjë. Përmes drejtorisë së transportit rrugor shërbimi do të ofrohet shumë më i mirë, çmimet do të jenë shumë më të ulta”, u shpreh ajo në emisionin “Përballë”.

Ministrja e Infrastrukturës i hedh poshtë akuzat se kjo lëvizje i hap rrugën një koncensioni të ri. Ajo thotë se pas kalimit të këtij shërbimi në duart e shtetit do të nis puna për liberalizimin e tregut.

LEXO EDHE:  Elisa Spiropali i përgjigjet Dhurata Çupit/ Mos qaj hallin e kalorësit xhan

LEXO EDHE:  “Festat duan dashuri”, Xhaçka me fëmijët e Shtëpisë së foshnjes "Hannah dhe Rozafa"

Pas janarit ne do të merremi menjëherë edhe me liberalizimin. Nuk ka asnjë parashikim për të pasur nje koncensionar tjetër. Nëse do të kishte një koncension tjetër do ta vazhdonim menjëherë“, theksoi Balluku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE