LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shengeni ka filluar ndalimin e hyrjes së shqiptarëve

16 Nëntor 2017, 10:29, Aktualitet CNA

Në vijim të akuzave ndaj qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD do të kërkoj largimin e Edi Rames, i cili është e keqja e vendit. Ai dha edhe një shembull, ku sipas tij 25 të rinjë nuk janë lejuar të kalojnë në një vend të BE.

?Të martën unë isha në Vjenë dhe në rrugën e kthimit gjeta 25 të rinj që ishin nisur për në Gjermani, por nuk ishin lejuar të hynin në teritorin gjerman. Ky nuk u bë lajm dhe nuk njoftova median sepse ky është realiteti që shqiptarët prekin cdo ditë dhe nuk lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen.?

Gjithashtu Basha tha se kur qeveriste Partia Demokratike, kishte reforma te vërteta, jo teatër.

?Ne po kërkojmë të ndalim të keqen qe reformat te ecin para. Ky buxhet pasqyron provat e krimit, ndaj ju kërkoj të votoni kundër tij.?- deklaroi Basha. /CityNews

Lajmet e fundit nga