LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procedim penal ndaj italianit/ Ja çfarë ju gjet gjatë kontrollit në Rinas

16 Nëntor 2017, 15:59, Aktualitet CNA

Policia kryeqytetase ka nisur një procedim penal nda një shtetasi italian, të cilit gjatë kontrollit në Rianas, i janë gjetur 350 mijë euro të pa deklaruara në doganë.

Shtetasi italian me inicialet M.C., 51 vjeç, po tentonte ta kalonte këtë sasi parash nga Shqipëria në Itali, pa i deklaruar në doganë.

Lidhur me këtë policia sqaron se procedimi ndaj 51-vjeçarit po kryhet në gjendje të lirë, dhe ndaj tij rëndon akuza ?Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë?, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal.

Pas kësaj policia ka sekuestrua vlerën monetare dhe materialet përkatëse janë referuar në Prokurorinë e Tiranës. /CityNews

Lajmet e fundit nga