LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja te Astiri/ Zbardhen detaje të reja

16 Nëntor 2017, 14:14, Aktualitet CNA

Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e sotme në Tiranë, ku një 30-vjeçar ka mbetur I plagosur.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ?Astirit? në kryeqytet. Policia ka raportuar se i plagosuri Gentjan Rrahmani dhe miku i tij janë konfliktuar më parë me autorin e plagosjes.

Mësohet se ata i kanë thyer xhamin e makinës dhe më pas e kanë goditur me sende të forta autorin, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Rrahmanin me një plumb.

Gjithashtu policia bën të ditur se i plagosuri Rrahmani njihet si një personazh problematik për policinë, madje është shoqëruar disa herë në komisariat.

Në orët në vazhdim, pritet që policia të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ?Teodor Keko?, është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: -Në rrugën ?Teodor Keko? fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohe grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. / CityNews

Lajmet e fundit nga