Connect with Us

PD dha 178 koncesione në 8 vjet/ Kanë firmosur dhe ditën e diel

Aktualitet

PD dha 178 koncesione në 8 vjet/ Kanë firmosur dhe ditën e diel

Publikuar

-

Ministri i Financave gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ju është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me koncesionet.

Ahmetaj ka deklaruar se PD dhe LSI kanë dhënë 178 koncesione në 8 vite, ndërsa sipas tij kanë firmosur edhe ditën e dielë.

Fjala e plotë e Ahmetaj:

“Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.

Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013. Kur vini këtu dhe flisni për koncesionet dhe bëni sikur ju dhemb shpirti për koncesionet dhe paratë e buxhetit të shtetit e qytetarëve, sot është një moment transparence e secili të mbajë pergjegjësinë.

178 koncesione janë bërë nga qeveria e partisë demoratike, nga të cilat 98% janë oferta të pakërkuara, pra për qytetarët, ofertë e pakërkuar do të thotë kur biznesi vjen dhe sjell ofertën e vet dhe hyn në procedurë, pra jo kur shteti, qeveria, autoriteti kontraktor, hedh ofertën në treg.

I kam me emra ministrash të gjithë koncesionet e bëra në kohë dhe po ju them që vetëm në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione.

Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti e populli ju kishte votuar të iknit nga zyra, keni bërë 38 koncesione!

Do ta mirëpres të vijë këtu e të flasë ai ish-ministër që ka qenë në atë kohë, që ka firmosur edhe ditën e Diel. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha 2 në Maj 2013 ka firmosur 4 koncesione; në qershor 2013 janë 3 koncesione të firmosura. Gusht 2013, që ishin duke ikur, ka dalë ditën e dielë, ka firmosur një kontratë ditën e Diel.

LEXO EDHE:  “Kanabisi në Kukës gati për tu korrur”/ Artan Hoxha nxjerr “bllof” PD: Kampionati vazhdon

Ka firmosur 21 kontrata në shtator. Në 9 shtator, dy ditë para se të iknin nga zyra, ky ish ministër ka firmosur 21 kontrata, kur I kishte votuar populli për të ikur.

E cfarë kontratash ka firmosur? Ka një sërë kontratash ku koston ia kalonin qytetarit. Doni Rapidscan-in? 40 euro për deklaratë! Praktikisht një taksë e re! E di gjithë biznesi, I madh dhe I vogël, fason e ndërtim, prodhim e shërbim dhe ishte kosto e drejtpërdretjë për biznesin.

Doni kolaudimin e automjeteve? U rrit kosto për qytetarin!

Edhe hidrocentrali i Devollit, 50 milionë euro ishte vetëm rruga që do ta ndërtonte buxheti i shtetit, ngarkesë e drejtpërdrejtë e buxhetit të shtetit.

Doni koncesionet që ka bërë kjo qeveri në mandatin e parë?

Check up? Cfarë cmimi I vini jetës ju? Se ne jemi të majtë, e për ne nuk ka cmim për jetën. Është parandalim dhe është në themel të politikës për shëndetin publik. Sa është kosto? Është 1,537 lekë që i kushton buxhetit të shtetit, një kontroll parandalues që një qytetar nga ata 900 mijë qytetarë që e përfitojnë falas. Cfarë efekti ka? Parandalimi!

Sa kushton një protokoll i tillë i bërë në spital? 5,200 lekë. Në një sptal privat, 8 mijë lekë. Nëse 8 mijë është më e vogë se 1,537, nëse 5,200 është më e vogël se 1,537 lekë, atëherë po, ju keni të drejtë, nëse e keni përmbysur logjikën e numrave!/ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  PD-LSI një bashkim momental?!

LEXO EDHE:  Basha nxjerr emrat/ Këta janë peshkaqenët që duhen arrestuar

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE