LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i mazhorancës bën “mea cupla” / Nuk kemi sjellë ndryshimin që pritej

16 Nëntor 2017, 18:42, Aktualitet CNA

Nga foltorja e parlamentiti, ku po vazhdojnë diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2018, deputeti i Partisë Socialise, Andrea Marto ka thënë se shumica e problemeve në bujqësi janë të trashëguara nga e kaluara, ndërsa pranoi se mazhoranca nuk ka sjellë ndryshimin që pritej.

?Këto probleme kanë rrjedhur për shkak të qeverisjeve të kaluara. Por duhet pranuar se vitet e fundit nuk ka pasur administrim të përgjegjshëm dhe nuk kemi bërë atë ndryshim që pritej. Çdo problem nuk duhet anatemuar, por duhet që çdo propozim nga mazhoranca, të mbështetet dhe jo vetëm të nxihet. Acarimimi i situatës dëmton Shqipërinë dhe jo vetëm mazhorancën. Unë nuk pres që opozita ta votoj buxhetin, por pres që opozita të ofrojë një alternative të arsyeshme?, tha Marto. /CityNews

Lajmet e fundit nga