Connect with Us

Burrat bëjnë selfie me të pastrehun dhe më pas i vunë flakën

Aktualitet

Burrat bëjnë selfie me të pastrehun dhe më pas i vunë flakën

Publikuar

-

Dy burra janë arrestuar për dyshimin se ishin përpjekur t’i vinin zjarrin në gjumë një të pastrehuri.

Burrat të cilët ii shin afruar të pastrehurit në stacionin e trenave kishin shkrepur një seri selfiesh me të. Njëri u ul dhe vuri krahun e tij rreth të pastrehut, ndërsa shoku i tij shkrepte fotografi, gjatë incidentit në Mynih Train Station.

Të dy burrat shkrepën një numër të madh fotografishë para se të vendosnin sendet e 51 vjeçarit në flakë me një cigare, raportojnë mediat lokale gjermane.

Për fat të mirë, tre kalimtarë ndërhynë duke shpëtuar jetën e njeriut – dy prej tyre me shpejtësi arritën të largonin qesen që digjej nga njeriu, ndërsa një i tretë thirri shërbimet e emergjencës.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Partia e Merkelit po planifikon rikthimin e shërbimit ushtarak

Të dy burrat, të cilët thuhet se janë shtetas italianë, rrëfyen veprimet e tyre para policisë, duke u thënë zyrtarëve se ata ‘ishin thjesht duke u zbavitur pak’./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritet kryesor i administratës së Trump

Publikuar

-

Nga

Bisedimet Kosovë – Serbi/ Grenell: Le ta lëmë mënjanë politikën

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme ardhjen e tij në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell deklaron se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovë-Serb është në prioritetet kryesore të administratës së presidentit të SHBA Donald Trump.



“Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një prioritet kryesor për Administratën e Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Zjarret në Greqi/ Konfirmohen 3 shqiptarë të plagosur

LEXO EDHE:  Si të siguroni një vend pune në Gjermani

Kujtojmë se një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka shumë kohë për ndryshimet kushtetuese”/ Hajdari: Nëse shtyjmë procesin…

Bashkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe deputetja Rudina Hajdari, ka bërë një propozim për hapjen e listave.

Hajdari propozoi që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik.



“Kemi bërë një propozim konkret që është në koherencë me gjithë frymën që kemi futur për listat e hapura. Ne propozojmë që në vend të renditjes së kandidatëve me rend numerik, të bëhet me rend alfabetik. Partia ka rol në propozimin e kandidatëve ndërsa qytetarët zgjedhin një votë parapëlqyese për kandidatin që duan ta çojnë në Kuvend. Kjo bën që kryetari të mos ketë të drejtë ekskluzive në përbërjen e listës së kandidatëve”, u shpreh ajo në Ora Neës.

LEXO EDHE:  Zjarret në Greqi/ Konfirmohen 3 shqiptarë të plagosur

LEXO EDHE:  Raporti/ Shqiptarët në krye të listës për azil në Gjermani

Më tej deputetja theskoi: “Nuk ka shumë kohë për vendosjen e ndryshimeve kushtetuese në kod. Duhet ta kishim bërë në fund të korrikut. Duhet të mos ndryshojmë kodin zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve dhe jemi 7 muaj para zgjedhjeve. Nëse e shtyjmë në kohë procesin dhe vazhdojmë të pyesim ODIHR për ndryshime në kod që është kompetencë e ligjvënësit, nuk ka nevojë të japë ODIHR garanci plus”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.



46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Si të siguroni një vend pune në Gjermani

LEXO EDHE:  Euro pa Gjermaninë?

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE