LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza të forta qeverisë/ Ja çdo të thotë Rama me PPP

16 Nëntor 2017, 14:56, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kunvend, ka akuzuar ashpër kreun e qeverisë Edi Rama, të cilin e cilësoi si dredharak, manipulator që përpiqet të shesë të keqen për të mirë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Basha u fokusua në 3 çështje kryesore, ndërsa dha edhe shpjegimin e tij për PPP-të, që sipas tij nuk do të thotë gjë tjetër pos Pastrimi i Parave të Pista.

Tre çështjet që për kreun e opozitës u ppanë më të arsyeshme për tu theksuar janë:

1- Detyrimi i biznesit të vogël për të lëshuar faturë me TVSH behet per llogari te Olsi Rames. Olsi Rama ka dy vjet që bashkë me disa klientë përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së.

Rama thuajse e bëri fakt këtë koncesion, por FMN u bë pengesë e pakalueshme. Ndaj tani ka gjetur dredhinë e duhur: duke futur në skemën e TVSH-së gati 100 mijë biznese, kreyministri do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitete të mbikqyrë një numër kaq të madh biznesesh, prandaj mbikqyrja e mbledhjes së TVSH-së duhet të jepet me koncesion.

2- Heqja e tatimit për ndërtimin, heqja e tatimit mbi fitimin dhe ulja e TVSH-së në 6 % për të gjitha hotelet luksoze behet per t?i hapur rrugë evazionit fiskal të oligarkëve dhe pastrimit të parave të drogës e krimit. Në këtë mënyrë paratë e pista mund të investohen në ndërtim dhe administrim hotelesh dhe për to nuk do ketë asnjë mbikqyrjeje dhe asnjë detyrim fiskal.

Thelbi i është ky: një familje e thjeshtë në Valbonë, Orikum apo në Dardhë, e cila e jep me qira një dhomë të shtëpisë për turistët paguan 20 për qind TVSH dhe çdo qindarkë të taksave të tjera, kurse hoteli i Klement Balilit, i ndërtuar me miliona euro të drogës, nuk do të paguajë thuajse asnjë taksë.

3. Masa më shkatërruese e buxhetit është programi 1 miliardë i PPP-ve. Tre P-të jane thelbi i programit: Pastrimi i Parave të Pista.

Ky program ka dy qëllime kryesore:
* Pastrimin e parave të drogës, të krimit dhe të korrupsionit dhe duke vendosur kështu kontrollin e krimit mbi ekonominë
* Privatizimin dhe përqëndrimin e infrastrukturës ekonomike dhe shoqërore të vendit në pak duar. Me këtë program do të privatizohen praktikisht spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo infrastikturë që do t?i vijë në mendje kryeministrit.

Kanabizimi i vendit ky projekt i qëllimshëm i Edi Ramës ishte mekanizmi që Edi Rama krijoi për të blerë pushtetin dhe për të privatizuar politikën.

Fjala e plotë e Bashës:

 

Buxheti 2018 në shërbim të krimit dhe klientëve nëpërmjet 3 propozimeve: Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, që Olsi Rama të marrë konçesionin e kontrollit të pagesës së TVSH-së; ulja e taksave për hotelet luksoze për pastrimin e parave; Programi 1 miliard i 3 P-ve: Pastrimi i Parave të Pista

Ishte një herë e një kohë kur Edi Rama nuk linte fjalim e rast pa cituar Papa Françeskun. Ishte koha kur donte t?i mbushte mendjen botës që ecte në rrugën e Zotit dhe të Atit të Shenjtë.

Por si gjithçka tjetër edhe kjo ishte thjesht fasadë. Shpejt e harroi Papën dhe marshoi në rrugën e të keqes, krah për krah me Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe shokë.

Ndaj sot unë dua t?i kujtoj Edi Ramës paralajmërimin e Papa Françeskut për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para, të cilat i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit, mbi jetën dhe diinjitetin e tyre.

Pak javë më parë, duke folur kundër tundimit të ?oportunizmit, dredhive dhe mashtrimit, të cilat bëhen më të rrezikshme nga refuzimi i tyre për të folur për to.? Papa ju drejtua politikanëve me këto fjalë: ?Kur mjaftohesh me vetveten, është e thjeshtë të biesh në vetëkënaqësi dhe të pretendosh se ti je standardi i çdo gjëje dhe i çdo njeriu. Kjo është shenja e politikës perverse, e cila është e lidhur me interesat e një pakice dhe ngrihet mbi marrëveshje të errëta. Kështu, mbytet ndërgjegjegjia, banalizohet e keqja, zëvendësohet e vërteta me gënjeshtrën, ndërsa përgjegjësia publike kthehet në mjet përfitimi.?

Papa ka folur sikur të kishte përpara EdI Ramën: dredharak, manipulator, përherë duke u përpjekur ta shesë të keqen për të mirë, përherë i mbushur me veten dhe i bindur që ai dhe vetëm ai është standardi i të vërtetës dhe të drejtës, duke refuzuar të dëgjojë.

Pak ditë më parë Edi Rama u shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë të Bulqizës. Para atyre njerëzve të mirë dhe të varfër, me arrogancën e njeriut që e mendon veten si e vetmja e vërtetë, ai gënjeu para gjithë shqiptarëve duke i fshirë vuajtjet e fëmijëve të të Bulqizës, të cilët mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën e përditshme të familjes. ?Sajesë kazanësh mediatikë të Italisë? e quajti të vërtetën e dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.

A ka dramë më të madhe për një vend se sa kur një gazetare e huaj i përgjërohet Kryeministrit të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij ky i fundit t?i përvishet e ta quajë kazan!

Këtë e bën vetëm ai njeriu i pashpirt që është shkëputur nga realiteti dhe siç thotë Papa Francesku është izoluar në botën e tij dhe e quan atë botën e të gjithëve.

Atë ditë, një qytetar i Bulqizës, më shkruajti i revoltuar se Edi Rama shkoi në Bulqizë por karriket i kishte sjellë me vete nga Tirana. Sepse për të Bulqiza ëshë një shfaqje, është vetëm një skenë ku ai intepreton shfaqjen e rradhës. Për të çdo gjë është teatër, ndaj kudo ku shkon merr me vete kamerat, prozhektorët, kolltuqet, skenat, figurantët, të gjitha të kuruara me kujdes nga skenaristët e propagandës së mashtrimit dhe vetëkënaqësisë.

Vërtet ky ishte në Bulqizë, por atje nuk pa varfërinë, nuk pa shtëpitë e mjeruara, nuk pa fëmijët që punojnë si skllevër, ashtu siç i zbuluan para gjithë botës gazetarët italianë.

Realiteti i tij është i shkëputur nga njerëzit e thjeshtë të Bulqizës, të Shkodrës, të Dibrës, të Librazhdit, Elbasanit, Korcës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga njerëzit se sa projekt-buxheti 2018.

Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës, fëmijët e Shqipërisë. Nuk ka asnjë politikë kundër varfërisë, nuk ka asnjë politikë për zhvillimin ekonomik, për infrastrukturën, nuk ka asgjë për shqiptarët e ndershëm, nuk ka asnjë shpresë për të ardhmen e vendit.  Është një buxhet i ndërtuar vetëm me një qëllim: sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe të klientëve.

Tre propozime kryesore ka i gjithë buxheti. Të treja në shërbim të krimit dhe klientëvë.

Po çfarë mund ta shtyjë atëherë një Kryeministër, të ndërmarrë një politikë që dëmton pothuajse këdo e nuk sjell përfitim për askënd dhe që kundërshtohet nga të gjithë?

Përgjigjia është e thjeshtë. Interesat e familjes dhe të klientëve. Olsi Rama ka dy vjet që bashkë me disa klientë përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së.

Rama thuajse e bëri fakt këtë koncesion, por FMN u bë pengesë e pakalueshme. Ndaj tani ka gjetur dredhinë e duhur: duke futur në skemën e TVSH-së gati 100 mijë biznese, kreyministri do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitete të mbikqyrë një numër kaq të madh biznesesh, prandaj mbikqyrja e mbledhjes së TVSH-së duhet të jepet me koncesion.

Për pasurimin e tij dhe për klientët e tij, Edi Rama po dënon qindra mijëra familje shqiptare. Mjerimi u takon të papunëve të Bulqizës dhe fëmijëve të tyre. Ndërsa për vëllain dhe miqtë  e Kryeministrit përgatiten koncesione dhe pazare, nga zonat e lira ekonomike, tek kullat e larta me stadium në mes të Tiranës, tek koncesioni i TVSH-së.

Shqiptarët e papunë aplikojnë për llotarinë amerikane për të ikur nga sundimi i pashpresë i të vëllait, kurse Olsi Rama la Amerikën për të ardhur dhe jetuar si i papunë në Shqipëri, sapo i vëllai u bë Kryeministër! Ky është ndryshimi mes shqiptarëve të thjeshtë dhe Edi ramës dhe rrethit të tij të ngushtë.

Edhe kjo politikë nuk ka asnjë përfitim ekonomik, edhe kjo politikë ka vetëm kosto. Edhe këtë politikë e ka kundërshtuar FMN-ja dhe Banka Botërore dhe të gjithë ekonomistët dhe ekspertët.

Po pse e ndërmerr Edi Rama këtë politikë?

Përgjigjja është e thjeshtë: Po e merr për të mbështetur Santa Kuarantat e parave të drogës të Balilajve me shokë.

Heqja e taksave për hotelet e luksit do t?i hapë rrugë evazionit fiskal të oligarkëve dhe pastrimit të parave të drogës e krimit. Në këtë mënyrë paratë e pista mund të investohen në ndërtim dhe administrim hotelesh dhe për to nuk do ketë asnjë mbikqyrjeje dhe asnjë detyrim fiskal.

Thelbi i është ky: një familje e thjeshtë në Valbonë, Orikum apo në Dardhë, e cila e jep me qira një dhomë të shtëpisë për turistët paguan 20 për qind TVSH dhe çdo qindarkë të taksave të tjera, kurse hoteli i Klement Balilit, i ndërtuar me miliona euro të drogës, nuk do të paguajë thuajse asnjë taksë.

Ky program ka dy qëllime kryesore:

Kanabizimi i vendit ky projekt i qëllimshëm i Edi Ramës ishte mekanizmi që Edi Rama krijoi për të blerë pushtetin dhe për të privatizuar politikën.

Është mishërimi i modelit të tij politik: blerja e pushtetit me para. Edi Rama erdhi në krye të PS-së dhe në krye të qeverisë duke e blerë pushtetin me paratë e lejeve të ndërtimit, dhe parave të krimit që pastroheshin me ndërtimet në Tiranë.

Me t?u bërë kryeministër, këtë skemë e zbatoi në të gjithë Shqipërinë.

Kanabizimi i vendit është vetëm faza e parë e planit. Për 3 vjet në Shqipëri u prodhua kanabis sa për të furnizuar Evropën për 5 vjet. Sic po shikohet, cdo ditë kapen tonelata me drogë. Ka një vit trafikim pa ndërpreje në sasi të mëdha të drogës, dhe nuk ka të mbaruar.

Tani ka filluar faza e dytë: përdorimi i parave të drogës për të futur në dorë ekonominë, duke shkrirë në një krimin, politikën dhe biznesin. Është objektivi final që synon çdo organizatë kriminale: legalizimin në ekonomi dhe në politikë.

Edi Rama i futi Shqipërisë kancerin e trafikut të drogës dhe tani po mundohet ta kthejë paranë e drogës në një aktivitet fitimprurës ekonomik.

Prandaj sot në Shqipëri ka banka pronarët e të cilave nuk dihen, sepse fshihen në parajsa fiskale. Sikurse ka koncesione me pronarë të fshehur në parajsa fiskale. Siç ka kontrata publike që mbahen sekret ndaj publikut edhe pse paguhen me paratë publike.

Prandaj sot Kryeministri u bën thirrjeve bankave të bëhen pjesë e marrëzisë së tij kriminale, edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit.

Këtë realitet Edi Rama po mundohet ta fshehë me metodën që paralajmëron Papa: duke e banalizuar të keqen, duke e bërë atë të duket e parëndësishme, duke u përpjekur të bindë se ajo nuk ekziton.

Ashtu siç bëri me kriminelët në politikë, ashtu siç bëri me kanabisin, duke mohuar, duke përqeshur, duke tallur dhe të gjithë ata që guxuan ta denoncojnë, njësoj tani ai përpiqet të përqeshë ata që denoncojnë pastrimin e parave dhe kapjen e ekonomisë nga krimi.

Nëse në vend të këtyre përpjekjeve, ne do të zgjedhim të qeshim, sic kërkon me djallëzi Edi Rama, kjo do të sjellë shkatërrim sot, dhe për shumë vite të tjera në të ardhmen.

Çdo lloj hezitimi përballë të keqes, cdo lloj relativizimi i të keqes, çdo lloj justifikimi i saj, çdo lloj barazimi i drogës dhe krimit me gabimet e zakonshme të politikanëve është shërbim ndaj krimit. Ne të gjithë kemi mëkatet tona, ne të gjithë kemi gabimet tona, por vetëm Edi Rama zgjodhi të qeverisë me krimin.

Sot dallimi është i qartë, ndaj gjuha jonë duhet të jete e qartë dhe zgjedhja jonë e thjeshtë: ne duhet të ndahemi një herë e mirë nga krimi, nga droga dhe nga rruga e vetëshkatërrimit shoqëror.

Edi Rama më në fund u detyrua të pranojë të vërtetën që Shqipëria ishte bërë fabrikë e drogës. Por ka harruar të japë një përgjigje:

Ku shkuan paratë e drogës? Po kriminelët që bënë drogën ku janë?

Ky po përpiqet të na mbushë mendjen se kriminelët dhe qindra miliona që atë bënë me drogë janë zhdukur pa lënë gjurmë si me magji!

Por asgjë nuk është zhdukur. Thjesht krimi dhe kriminelët kanë evoluar. Tani krimi nuk është më në plantacionet e kanabisit në male, por është në sheshet e ndërtimit, në koncesionet publike, duke qarkulluar paratë përmes sistemit bankar.

Ky lloj krimi është më i rrezikshëm. Sepse nëse krimi i rrugës është direkt i prekshëm dhe i godtishëm, nëse plantacionet e kanabisit mund të zbulohen me helikopterë dhe të shkatërrohen me policë, krimi që zapton ekonominë dhe politikën bëhet vetë pushteti dhe sundon mbi çdo gjë.

Në fakt ky është projekti i Edi Ramës. Kjo është ajo që ne duhet të ndalojmë.

Edi Rama është i mbaruar politikisht. Ai e di se ka humbur cdo lloj legjitimiteti dhe çdo lloj kapaciteti për të qeverisur.

Tashmë, ai qëndron në pushtet vetëm për të mbajtur pushtetin me cdo kusht.

Nëse lejohet të qëndrojë ai vetëm do të rrisë faturën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj unë ju ftoj që ta ndalojmë këtë buxhet që thellon varfërinë dhe fuqizon të keqen. Të ndalojmë projektin kriminal të pastrimit të 1 miliardë eurove.

Të ndalojmë krimin ekonomik dhe financiar dhe të bëjmë transparencën e koncesioneve dhe të gjitha politikave publike. Kjo do t?i presë rrugën depërtimit të mafies dhe krimit në ekonomi dhe shoqëri.

Lajmet e fundit nga