LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Z. Kryeministër diktatori Mugabe shkoi për lesh bubi

15 Nëntor 2017, 11:21, Aktualitet CNA

Kryeminsitër duke gëdhirë e mërkurë 15. 11. 2017 diktatori i Zimbabves Robert Mugabe, 93 vjec dhe në pushtet nga vitit 1980 më në fund shkoi për lesh bubi. Ushtria e Zimbabves mori në dorë pushtetin nëpërmjet një grushti shteti pa gjakderdhje. Diktatori i Zimbabves dhe gruaja e tij thuajse 40 vjet më e re se Mugabe tashmë janë vënë nën arrest shtëpie nga forcat ushtarake.

Mugabe ish hero për zezakët e Zimbabves, sic quhet sot kolonia angleze e Rodezisë, pasi ua mori pushtetin me luftë guerrilje pakicës së bardhë, gradualisht u shndërrua në diktator. Njëlloj si te Ferma e Kafëshëve e Oruellit, ?derri? Mugabe shkatërroi ekonominë e vendit të vet. Ai dhe klika e tij sidomos këlyshët e së shoqes nuk lanë gjë pa vjedhur, ndërsa zezakët e Zimbabves sot përgjithsisht jetojnë shumë më keq, sesa kur pushtetin e kishte pakica e bardhë. Me një inflacion prej 500 miliard % në vitin 2008 zezakët e Zimbabes njëlloj si mjaft shqiptarë sot shprehen se ishim më mirë kur ishim keq. Disa prej tyre haptazi për mediat e huaj kërkojnë kthimin e plantatorëve dhe menaxherëve të bardhë, për të zëvendësuar hajdutët dhe placikëtësit e Robet Mugabes.

Diktatori shkoi për lesh bubi jo për shkak të opozitës së Morgan Tsvangirai , që në Zimbabve rregullisht i humb zgjedhjet njëlloj si opozita e Lulëzimit në TIranë. Mugabe përfundoi në arrest shtëpie vetëm se para nja 10 ditësh me nxitjen e së shoqes tentoi të arrestonte nr. 2 të ZANU PF, partia në pushtet, Emerson Mnangagëa, një ish veteran të shquar të luftës kundra sundimit të pakicës së bardhë në Rodezi. Pikërisht ky veteran në bashkëpunim me gjen. Costantino Chiëenga, komandantin e ushtrisë e shqelmuan diktatorin plak nga pushteti dhe i prishën ëndërrën për t?ia lënë pushtetin pas vdekjes Grejsit, e cila nga daktilografiste u bë gruaja e Mugabes, pak a shumë si planifikon Rama për t?ia lënë pushtetin Lali Erit pas?.

Kryeminsitër për të mos përfunduar si Mugabe dhe më keq se Mugabe, mos u përpiqni t?ia pakësoni barrën në kurriz shqiptarëve, përkundrazi shtojani, se gomari mban! Kafshët shqiptare sic u shpreh e bija e Dullës në vitin 1990, zgjohen me shumë vonesë shpesh edhe ?after pilafi?! Për opozitën zyrtare mos e vrisni mendjen, se Lulëzimi në Shqipëri është politikisht edhe më i dobët se Morgan Tsvangirai, shefi i opozitës në Zimbabve. Kujdes vetëm mos e prishni pazarin me Gramoz Rucin ekujvalentin shqiptar të zimbabvianit Emmerson Mnangagëa , se pastaj përfundoni në arrest shtëpie, ndërsa ministrat e jua, Tahirët dhe Ahmetajt përfundojnë sic përfunduan këtë mëngjes së mërkure ministrat e brendshëm dhe të finacave (Ignatius Chombo shef i fraksionit partiak G 40 si puna e G 99-ës në Shqipëri) të Zimbaves. Z. kryeministër Edvin, hapni sytë se shqiptarët kanë filluar të urojnë që dikatatori Mugabe ta tërheqë këmbën zvarrë?./ Gjergj THANASI/ CityNews

Lajmet e fundit nga