LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti Kapllanaj/ KQZ: Furtunë në gotë nga anëtarët e PS-së. Qetësia ka marrë arratinë

15 Nëntor 2017, 17:57, Aktualitet CNA

Pas debatit në të cilin u përfshi mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, për të cilin Partia Socialiste kërkon shkarkimin nga posti që mban, për shkak se ai rezulton i dënuar më parë, ka reaguar sërish KQT me anë të zëdhënëses për shtyp Drilona Hoxhaj.

Hoxhaj shprehet se ajo që po ndodh nga anëtarët e PS-së nuk është gjë tjetër veçse një ?furtunë? në gotë, pasi rasti Kapllanaj nuk është fshehur e as nuk është falsifikuar vendimi i KQZ-së për të.

?Dje media e ineteresuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja ?fshehjen? e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se. Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord. Akuza per ?fshehje? u provua dje se ishte furtune ne gote.  Sot ne ?goten? e KQZ-se shpertheu ?furtuna? e radhes, akuza per fallsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit.?, – thuhet në deklaratën e KQZ.

Në vijim Hoxhaj ka sqaruar se:

?1. Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;

2. Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.

3. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.?

Në përmbyllje të deklaratës së saj zëdhënësja e KQZ-së, shprehet se institucioni të cilin ajo përfaqëson e ka humbur qetësinë dhe kjo për shkak të politizimit të qështjeve.

?Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik?, – shprehet Hoxhaj në përmbyllje të deklaratës. /CityNews

Lajmet e fundit nga