LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis operacioni "Forca e ligjit"/ Xhafaj: Të vendosur kundër narkotrafikut

15 Nëntor 2017, 18:05, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur aksionin e policisë “Forca e ligjit” në Fier, si pasojë e të cilit u arrestuan 3 persona, të cilët konsideroheshin si “të fortët e Fierit”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj, teksa përgëzon aksionin e policisë, shprehet:

?Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses! Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre?. /CityNews

Lajmet e fundit nga