LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Bushati flet për marrëveshjen e 18 majit

15 Nëntor 2017, 10:57, Aktualitet CNA

Ministri për Europën e Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një konferencë të përbashkët me Federica Mogherini, Shefen e politikës së Jashtme, pohoi se qeveria shqiptare është shpresëplotë që viti 2018 të jetë vendimtar për çeljen e bisedimeve me BE-në.

Bushati theksoi se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt anëtarësimit, ndërsa pohoi se qeveria është e vendosur që të rrënjosë sundimin e ligjit në ekonomi.

Mes të tjerash Bushati konfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për të vijuar me marrëveshjen e 17 majit, që u mbajt mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.

?Në emër të kryeministri Rama dhe qeverisë shqiptare shpreha qëndrimin tonë të vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm politik me të gjithë aktorët politik në përputhje të marrëveshjes së 17 majit në Shqipëri, që siguroi zgjedhje transparente dhe vazhdimësinë e duhur të reformave.?- u shpreh Bushati.

Gjithashtu Bushati ka theksuar se Reforma në drejtësi që po zbatojmë është një mundësi unike, pasi i ka dhënë një rol të paprecedentë nga pikëpamja morale dhe profesionale./ CityNews

Lajmet e fundit nga