LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Low ndjen keqardhje për Italinë / "Gjesti që bëri De Rossi është madhështor"

15 Nëntor 2017, 12:57, Aktualitet CNA

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk e ka pritur aspak mirë eliminimin e Italisë. Për trajnerin gjerman, mungesa e Italisë në Botëror është tragjike për futbollin.

?Më vjen realisht keq, është fatkeqësi për të gjithë, ku mungon një emër si Italia, apo Gjermania, Franca, Brazili apo Argjentina. Është e trishtueshme të mos shohësh në Botëror gjigantë si Bufon e të tjerët?, – ka deklaruar trajneri i botës.

I pyetur për gjestin që bëri De Rossi kur refuzoi të futej në fushë, duke thënë se nuk duhej nevoja e një lojtari me tipare mbrojtëse, kur duhej sulmuar patjetër, Jogi u përgjigj: ?E pashë atë episod, ku De Rossi këshillonte futjen e një sulmuesi. Për mua është shenjë madhështie?.

Lajmet e fundit nga