Connect with Us

Lideri i opozitës malazeze nën hetim/ Krijoi një organizatë kriminale

Aktualitet

Lideri i opozitës malazeze nën hetim/ Krijoi një organizatë kriminale

Publikuar

-

Lideri i opozitës malazeze, Nebojsha Medojeviç, akuzohet për krijimin e një organizate kriminale, që merret me pastrim të parave të pista.

Sipas mediave të Malit të Zi, Medojeviç, po përballet me akuzat e Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë në këtë organizatë dyshohet të jenë të përfshirë edhe 8 persona të tjerë.

Lideri i partisë “Lëvizja për Ndryshim” (PZP), Medojeviç, e cila është pjesë e Frontit Demokratik, në koalicionin opozitar, është shprehur se çdo gjë ka qenë e planifikuar.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i ri/ Si do bëhet kalimi për në Malin e Zi

“Çdo gjë ka qenë e planifikuar. Të dobëtit nuk duhet të sulmohen, në ndryshim nga të fortët. Ne do ta fitojmë këtë çështje sepse e vërteta është në anën tonë. Le të qëndrojmë së bashku. Le të qëndrojmë të fortë!”, – është shprehur Medojeviç me anë të një postimi në rrjetet sociale. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

Publikuar

-

Nga

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit, ku theksohet se procesi në ditën e zgjedhjeve ishte i qetë.

Gjithashtu në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatë, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Raporti nënvizon edhe përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.

Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”

Në raport ceket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve  për hapjen e negociatave me BE.

Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ​​ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.

140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.

Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Strategjia për shkollat/ Si po vepron Maqedonia e V., Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

LEXO EDHE:  Strategjia për shkollat/ Si po vepron Maqedonia e V., Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar në ODIHR dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe të miratohet para zgjedhjeve të arshshme.

Shteti duhet të garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për t’u zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.

Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova për çdo blerje votash ose presion.

Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve  zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.

Sistemi Zgjedhor

Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.

Kuadri Ligjor

Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullorja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.

Administrata Zgjedhore

Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Basha sulmon qeverinë/ Prezanton alternativat e opozitës për biznesin

LEXO EDHE:  Besa Shahini “shuplakë” Albin Kurtit/ “E fillove mandatin duke bërë opozitë në Shqipëri”

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

LEXO EDHE:  Basha sulmon qeverinë/ Prezanton alternativat e opozitës për biznesin

LEXO EDHE:  Deklarata e BE/ Kryemadhi: Lexoj zhgënjim te ndërkombëtarët, Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

LEXO TE PLOTE