LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush është aplikacioni i cili harxhon të gjithë baterinë e smartphonit tuaj

15 Nëntor 2017, 19:36, Aktualitet CNA

YouTube mesa duket fshehurazi harxhon bateritë e iPhone dhe të Ipad me shpejtësi marramendëse.

Një numër i përdoruesve të pajisjeve të Apple raportojnë se aplikacioni i videve po ?shkatërron? bateritë e tyre, edhe kur përdoruesit e tyre nuk janë duke shikuar video.

Që nga lançimi i iOS 11, shumë njerëz janë ankuar që telefonave dhe iPad-ëve të tyre të azhurnuar bateria u harxhohet shumë shpejt.

Shumë njerëz raportojnë se që nga instalimi i përditësimit të IOS si dhe duke përdorur YouTube , bateria e tyre mund të harxhohet aq shpejt sa të mbetet 20 për qind në vetëm gjysmë ore.

Një numër përdoruesish sugjerojnë se kjo ndodh edhe kur aplikacioni mbyllet, pavarësisht faktit se YouTube nuk mund të luajë në sfond.

Në përgjigje të një ankese në Twitter, “Team YouTube” konfirmoi se kompania ishte në dijeni të problemit. “Kjo është diçka për të cilën po punojmë aktivisht”, shkruanteYouTube./CityNews

Lajmet e fundit nga