LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali shijakasit babë e bir arrestohen për drogë

15 Nëntor 2017, 18:17, Aktualitet CNA

Në qytezën e Abbiategrasso-s dy shijakas babë e bir kishin hapur një ?minimarket? për shitje droge.

Luan Gjepali 55 vjec dhe i biri Rexhep Gjepali 22 vjec pa precedent penalë u arrestuan me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Rexhepit  karabinierët i kapën 325 gramë kanabis, 27 gramë hashash dhe 6 gramë kokainë.

Të jatit Luanit ju kapën në një kasafortë të fshehur në murin e banjos 27 000 euro kesh në kartmonedhë 50 euroshe.

Gjykata italiane dha masën e sigurisë arrest shtëpie për 2 shijakasit, pavarësisht se Luan Gjepali u shfajësua, që sasia e eurove të kapura vinte nga shitja e një trualli në Shijak dhe jo nga shpërndarja e drogës.

 

GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga