LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 15 nëntor 2017

15 Nëntor 2017, 07:14, Aktualitet CNA

DASHI21. mars – 20. prill

Nuk do e keni aspak te vështirë gjate kësaj dite te ruani klimën e ngrohte ne jetën tuaj ne çift. Do i shmangni gjate gjithë kohës problemet dhe debatet e do jetoni një jete te qete. Beqaret me mire te mos nxitohen për asgjë sepse pas pak ditësh do ju vijnë mundësi edhe me te mira. Ne planin financiar keni për te pasur një dite plot me surpriza te këndshme. Përgatituni shpirtërisht sepse do ndiheni me se miri.

Nëse kohet e fundit e keni lënë shume pas dore dashurinë, sot duhet te bëni te pamundurën qe te përkujdeseni me tepër për te. Nëse e neglizhoni shume partnerin mes jush do thellohet hendeku. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta bëjnë për vete dike, por për fat te keq nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Nëse jeni ne një lidhje, disa çaste romantike dhe një darke me qirinj do ju beje shume mire. Keni për te përjetuar emocione te fuqishme dhe do e kuptoni me mire se partneri është i duhuri për te kaluar gjithë jetën. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar sot dhe te mos nxitohen te hedhin menjëherë hapa. Financat do përmirësohen goxha dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni.

Nëse nuhasni se marrëdhënia me partnerin ka filluar te ftohet disi, bëni te pamundurën qe te riorganizoni gjithçka e te merrni masa. Po filluan problemet me te mëdha, zor se mund te riktheheni me mbrapa ne kohe. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm ne mënyrë qe mos gabojnë me zgjedhjet. Buxhetin duhet ta riorganizoni sa me pare qe situata te përmirësohet.

Dite delikate ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te keni edhe konflikte te vogla me partnerin dhe do ndiheni vërtet keq ne disa momente. Beqaret do ndodhen përpara zgjedhjesh te vështira dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Këshillave te miqve duhet t’ua vene me shume veshin sot. Financat duhen pasur kujdes sepse nga momenti ne moment situata mund te ndërlikohet.

Sot jo vetëm qe nuk do ketë probleme për ata qe janë ne një lidhje, por marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e animuar dhe emocionuese. Për beqaret, mundësitë për takime do jene disa. Ata duhet te shfrytëzojnë gjithsecilën për te tërhequr pas vetes personin me te përshtatshëm. Buxhetin nuk do e menaxhoni si duhet dhe gjendja do jete goxha delikate.

Jeta juaj ne çift do përmirësohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do jeni me te logjikshëm dhe me te matur te dyja palët e nga ana tjetër do hapni rruge me shume. Beqaret do kenë mundësi reale për te filluar një lidhje, por do jene ne mëdyshje ndërmjet zgjedhjes se një personi romantik e te qete dhe një pasionanti e te vrullshëm. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj problemi.

Nen ndikimin e madh te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e begate gjate kësaj dite. Do jeni me te afërt me atë qe keni ne krah dhe gjithçka mes jush do ece mire. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara për te cilat do vuajnë shume me vone. Buxheti do jete goxha delikat. Mundohuni te riorganizoheni dhe te merrni masa sa me pare.

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Vërtet nuk do keni debate me partnerin, por nuk do përjetoni dot as emocionet e forta qe keni ëndërruar gjithmonë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Te ardhurat nuk do ju mjaftojnë për te kryer te gjitha nevojat kështu qe me patjetër do ju duhet te kërkoni hua.

Dite e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni edhe momente romantike me partnerin dhe zemra do ju rrahe fort. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i rezistojnë dot shigjetës se Kupidit. Jeta për ta do ndryshoje për mire përgjithmonë. Për te përmirësuar financat mos besoni tek lojërat e fatit sepse do dilni me te humbur.

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene shume e mire sot. Kujdes me çdo fjale qe do thoni sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment dhe mund te vije edhe ndarja. Beqaret me mire te mos nxitohen dhe te presin ende kohe para se te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre. Buxheti duhet pasur me shume nen kujdes sepse situata nuk do jete e kënaqshme.

Dite shume e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te hapur dhe do flisni për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Mosmarrëveshjet e vogla do lihen mbrapa krahëve. Beqaret nuk do i kenë mendimet shume te qarta dhe nuk do dine çfarë zgjedhjesh te bëjnë. Me financat duhet thjesht te jeni sa me te kujdesshëm dhe gjendja nuk do ketë asnjë përkeqësim./ CityNews

Lajmet e fundit nga