LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Vëllai vret me armë vëllain 12-vjeçar

15 Nëntor 2017, 21:29, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Petoq të Mirditës ku një 15 vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë vëllain e tij 12 vjeç.

Sipas të dhënave të para mësohet se vëllezërit kanë qenë duke luajtur, dhe nga pakujdesia 15-vjeçari E.T., ka shkrehur armën duke lënë të vrarë vëllain 12 vjeç D.T.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar automatikun dhe dy gëzhoja ndërsa ka shoqëruar në polici 15-vjeçari dhe të atin e tij. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga