LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Arratisen drejt Greqisë doganierët e shpallur në kërkim

15 Nëntor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Dy doganierët e pikës kufitare të Qaf-Botëas, dyshohet se janë larguar nga territori shqiptar në drejtim të Greqisë.

Ky denoncim është bërë nga ish-Kryeministri, Sali Berisha, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy mesazhe të ardhur nga qytetaret dixhital.

Sipas mesazheve, doganjeret me inicialet A.C., E.D., që lejuan kalimin dhe futjen kontrabandë të 140 thasëve me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, etj janë arratisur nga drejt shtetit grek.

Ja postimi i plotë:

Doganieret e Narkoshtetit te Norieges kalojne kamionin kontrabande dhe arratisen ne Greqi!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

?Si kalove z.doktor?
Po ju bej me dije se dje kane kapur nje kamion me mallra kontraban ne aksin qaf-bot sarande.kamioni ka kaluar nga pika doganore qaf-bot.personi kryesore ne kete mega kotraban qe ka kohe qe vazhdon esht pergjesi i turnit endri dafa i cili ka nje ceshtje ende te pa mbyllur ne ne prokurorin e fierit me skandalin e naftes qe eshte bere publike nga criwn axhens.endri gjithashtu esht miku i ngusht i mirjan priftit.gjithashtu i ndihmuar dhe drejtori i kufirit perparm xhafer i cili mer pjesen rregullisht nga endri dafa.gjithashtu dhe miku i ngusht i cakos.te pershendes!
Dhe dicka tjeter shum pikante,i qith turni i doganes qaf-bot jane aratisur ne greqi?

?Mirdita.
Nje fakt shume i rende ne kufirin e doganes se Sarandes.
Policia e krimit ekonomik te Sarandes dje sekuestroi nje kamion plot me televizora kontrabande qe sapo u futen nga dogana e Q.Botes.
Kamioni i kaluar kontrabande nga doganieret e ndrikulles se doganave u kap ne flagrance.
Behet fjale per nje grup te organizuar dhe qindra miliona leke.
Por hetuesit e doganave duan ta mbyllin dhe ta fshehin kete fakt trondites ku kalon kamioni diten per diell pa asnje dokument.
Prokuroria po kerkon doganieret qe u arratisen menjehere ne token greke.?/ CityNews

Lajmet e fundit nga