LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafikonin drogë në Ravena/ Ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

14 Nëntor 2017, 18:45, Aktualitet CNA

Ditën e sotme policia  ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve për trafikun e 2 tonëve kanabis që u bllokuan para dy ditësh në Ravena.

Burimet policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë shqiptarët: Bledar Danaj vjeç 21, Erald Alidervishi vjeç 26 dhe Alfred Kamberaj vjeç 48.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për personat e tjerë të përfshirë në trafik.

Kujtojmë që kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë nëpërmjet rrugëve detare, ndërsa dyshimet janë se për këtë trafikim janë përdorur anije, apo peshkarexha, pasi sasia e konsiderueshme e gjetur nuk mund të kalohej me motoskafë apo gomone. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga