Connect with Us

Skandali/ Kompania merr 4.8 mln euro pagesa nga qeveria pa nisur investimin

Aktualitet

Skandali/ Kompania merr 4.8 mln euro pagesa nga qeveria pa nisur investimin

Publikuar

-

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Avancimi i punimeve në lidhje me impiantin që do të përpunojë mbetjet nëpërmjet metodës së djegies me incinerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin.

Por nga ana tjetër, qeveria e ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Integrated Technology Waste Treatment, e cila ka 70 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër prej 30% e ka Ndërtim Montimi Patos. Kontrata nuk është publike. Integrated Technology Waste Treatment në 10 muajt e fundit mori 663 milionë lekë financime ose 4.8 milionë euro.

LEXO EDHE:  Deputeti jep alarmin/ Atdheu është në rrezik

Gjithsej janë bërë 11 pagesa dhe e fundit është alokuar më 7 shtator 2017, sipas të dhënave nga sistemi online i pagesave të Buxhetit të Shtetit . Gjatë vitit që vjen, qeveria ka programuar të financojë Integrated Technology Waste Treatment Fier edhe me 660 milionë lekë të tjera, teksa problemi i tokës ku do të bëhet investimi ende nuk është zgjidhur. Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator.

Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incineritim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik. /Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Publikuar

-

Nga

Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për deklaratë të rreme në çështjen e parë penale që lindi nga një shqyrtim që po i bën prokurori John Durham hetimeve mbi dyshimet për lidhje mes zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në 2016, me Rusinë. Lajmi u njoftua nga avokati i tij të premten.

Kevin Clinesmith pritet të pranojë fajësinë mbi akuzën për deklaratë të rreme lidhur me ndryshimin e një emaili qeveritar që i referohej një ish-këshilltari të fushatës së zotit Trump, i cili ishte objekt i përgjimeve të FBI-së, tha avokati Justin Shur për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Çështja kundër zotit Clinesmith ka të ngjarë të mirëpritet nga Presidenti Donald Trump dhe përkrahësit e tij, ndërsa ata shikojnë tek hetimi i zotit Durham mundësinë për të ekspozuar atë që ata thonë se ishte një veprim i paligjshëm duke iu referuar fillimit të hetimit nga FBI-ja nëse fushata e zotit Trump në koordinim me Kremlinin u përpoq të ndikojë tek rezultati i zgjedhjeve të vitit 2016.

Hetimi i zotit Durham, i cili po shqyrton gjithashtu analizën e komunitetit amerikan të zbulimit mbi ndërhyrjen në zgjedhje të Rusisë, ka shkaktuar shqetësim të thellë mes demokratëve, të cilët e shohin atë si një masë politike, që synon t’i kundërvihet një hetimi tashmë të mbyllur. Demokratët druhen se akuzat penale ose raportet publike të lëshuara pranë zgjedhjeve të vitit 2020 mund të ndikojnë votimet e nëntorit.



Hetimi ka vazhduar së bashku me një përpjekje paralele nga Senati i drejtuar nga republikanët për të diskredituar të hetimin mbi ndërhyrjet ruse dhe ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka përshkallëzuar kritikat e tij mbi hetimin e kryer nga FBI-ja. Zoti Barr parashikoi veprimin juridik në një intervistë për “Fox News” të enjten në mbrëmje, ku tha se do të kishte një zhvillim të premten që nuk “do të ishte tronditës”, por një tregues se hetimi po ecte përpara.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Vlorës, qeveria po i fal investitorit 37 milionë euro/ Ja sa do shpenzonte po të merrte vetë kredi

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Përplasje mes institucioneve, asnjë përgjegjësi për gjobën 5 milionë lekë

Zoti Durham, prokurori i Konektikatit, nuk bëri asnjë koment sipas një zëdhënësi. Mbetet e paqartë nëse do të ketë akuza shtesë që mund të paraqesë zoti Durham ose deri në çfarë mase procesi i tij do të vërtetojë pohimet e zoti Trump se hetimi i FBI-së u njollos nga paragjykimet politike, pretendime për të cilat mbikëqyrësi i Departamentit të Drejtësisë nuk gjeti prova.

Sipas rregullore të Departamentit të Drejtësisë prokurorët nuk duhet të ndërmarrin hapa për të hetuar me qëllim ndikimin në zgjedhje. Rregulloret këshillojnë të mos merren veprime publike disa javë para zgjedhjeve. Por zoti Barr ka thënë se ai nuk ndjehet i shtrënguar nga kjo lloj politike pjesërisht sepse siç tha, ai që pritet të jetë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale, Joe Biden, nuk është objekt i hetimit të zotit Durham. Ndërkohë zoti Barr ka sinjalizuar se do të shohë mundësinë t’i bëjë publike gjetjet e zotit Durham para zgjedhjeve. Zoti Clinesmith u referua për ndjekje të mundshme penale nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, që kreu një proces rishikimi mbi hetimin ndaj Rusisë. Ai dha dorëheqjen nga FBI-ja vitin e kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

“Kur të vijnë të marrin votën, do i jap atë të madhen”/ Qytetarët e revoltuar “shpërthejnë” në fyerje ndaj qeverisë

Vijon të mbetet problematike situata në Kakavijë, ndërsa qytetarët shqiptarë do të duhet të kalojnë natën edhe sonte më makina, pasi pala greke ka mbyllur punën për të rifilluar sërish nesër në orën 6:00 të mëngjesit.

Gra, fëmijë dhe të moshuar kanë shfaqur probleme shëndetësore herë pas here, ndërsa Forcat e Armatosura kanë nisur dhe shpërndarjen e ushqimeve.

Të revoltuar disa prej tyre kanë folur dhe për mediat ku nuk i kanë kursyer dhe fyerjet ndaj qeverisë, që duket se i ka braktisur, pa gjetur ende një zgjidhje.

Një prej tyre, me ironi u shpreh se dhe sonte do e kalojnë natën në hotelin me 5 yje që shteti i ka rezervuar, ndërsa shtoi se hesapet do lahen në kohën e zgjedhjeve.

“Do fleme në hotelin me 5 yje dhe sonte. Kur të vijne të marrin votat, do i jap 3, dhe atë të madhen”, u shpreh një prej tyrë.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Përplasje mes institucioneve, asnjë përgjegjësi për gjobën 5 milionë lekë



Ndërsa një tjetër ngriti shqetësimin se shumë prej personave kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXO EDHE:  Deputeti jep alarmin/ Atdheu është në rrezik

“Ambulaca është, nuk themi që nuk ka, por ka gra, fëmijë, pleq të sëmurë që kanë shfaqur probleme. U ktheva në Shqipëri për të bërë rinovimin e pashaportës, se kishim parashikuar që duhet të kalonim dhe këtë”.

Kjo situatë u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen në kohën kur ky i fundit vendosi të caktojë karantinë të detyruar për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  STOP/ Absurdi i drejtësisë! Gjykohet viktima, të lirë agresorët

LEXO EDHE:  Pse i duhet PDIU Ramës?!

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE