LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk trembem nëse jap opinionin tim, trembem nga...

14 Nëntor 2017, 20:19, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, teksa komentoi deklaratat e tij ndaj gazetarëve dhe medias në tërësi, u shpreh se ai ishte vetëm një opinion dhe askush nuk e ndalon dot që ta bëjë sërish, pasi sipas tij është në të drejtën e tij.

Ai u shpreh se nuk i trembet opinionit që jep për median, por bumerangut që vjen nga gabimet në vendime dhe veprime në postin që mban.

“I trembem bumerangut të vendimeve dhe veprimeve të mia, sepse të bësh këtë punë është qejf, nuk është aspak e lehtë apo që lidhet me rehatinë apo me të pasurit e gjërave në terezi. Është një punë që ka një kosto të jashtëzakonshme”, – tha Rama.

Ai u shpreh se puna e kryeministrit është stresuese dhe ka mundësinë e gabimit.

“Është e pamundur të mos gabosh, e kur gabon ka një bumerang nga gabimi”, – deklaroi Rama. /CityNews

Lajmet e fundit nga