LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përurohet projekti 1 milion euro në Fier i financuar nga BE

14 Nëntor 2017, 16:24, Aktualitet CNA

Është përuruar ditën e sotme projekti “Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin? ? IPSD, i cili është i financuar nga BE, në bashkëpunim me ?Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara? ADISA si institucion përfitues.

Në përurim morën pjesë Zëvendëskreministrja Senida Mesi, Drejtoresha e ADISA, Anisa Gjika, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, përfaqësues të lartë të BE-së dhe Bankës botërore si dhe personalitete të tjera nga media, biznesi dhe shoqëria civile.

Në fjalën e saj të hapjes, Drejtoresha e Përgjithshme e ADISA Anisa Gjika, vuri në dukje faktin se ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, siç është Bashkimi Evropian, dhe si i tillë ka për synim përmirësimin e mëtejshëm të standardeve të ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarit.

Nga ana tjetër, Zv/Kryeministrja Mesi, duke vënë në dukje avancimin e modelit unik të ADISA si një qendër e integruar mirë-funksionale në shërbim të publikut, u ndal tek vizioni i Qeverisë Shqiptare për të qenë sa më afër çdo qytetari dhe sipërmarrësi në vend.

?Falë këtij projekti që po lançohet sot, i cili synon avancimin e modelit unik të ADISA nëpërmjet integrimit të mëtejshëm të shërbimeve, bazuar në zgjidhje më inovatore, në forcimin e kuadrit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit, qytetari do të kalojë në një lidhje më të fortë me administratën shtetërore dhe do ta shikojë atë si një partnere më efiçiente dhe transparente, e cila do t?i gjendet atij si në kohë, cilësi dhe standarde më të përafruara me ato të BE-së. 

Këto janë edhe thelbi i vizionit, që ne si Qeveri Shqiptare, pikërisht po ndjekim për të qenë krah për krah dhe sa më afër me çdo qytetar dhe sipërmarrës, duke bashkëqeverisur me ta, për të patur një komunikim më të shpejtë dhe më cilësor, me synimin e vetëm krijimin e një marrëdhënieje solide, ku qytetari është gjithmonë i pari.? ? u shpreh Zv/Kryeministrja Mesi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, duke folur për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qendrën e Integruar të ADISA Fier dhe duke falenderuar mbështetjen nga Qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë, hodhi idenë se në të ardhmen do të punohet për ndërthurjen e ofrimit të shërbimeve lokale me ato qendrore përmes sporteleve të ADISA.

Në vijim, drejtuesja e projektit IPSD, Zj. Daina Belicka, zhvilloi një prezantim me të pranishmit mbi projektin dhe komponentët e tij.

Buxheti i projektit IPSD, financuar nga BE, arrin një vlerë prej 1 milion euro dhe do të zbatohet brenda një afati kohor prej 18 muajsh (Qershor 2017 ? Dhjetor 2018). Projekti do të drejtohet nga konsorciumi i përbërë nga HUMELICA Consulting International (HCI), Belgjikë, ?Gopa Consultants?, ?ICON Institute? dhe ?IDRA Research & Consulting?.

 

Lajmet e fundit nga