LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Sokol Balla del duke qarë në korridor

14 Nëntor 2017, 15:46, Aktualitet CNA

Sot drejtuesja e “Top Medias”, Vjollca Hoxha, largoi nga detyra Drejtorin e Informacionit të “Top Channel”, Sokol Balla, njëherësh moderator i emisionit politik “Top Story”.

Burime pranë “Top Channel”, i thanë CityNews.al, se gazetari Sokol Balla, nuk e ka pritur aspak mirë lajmin për heqjen nga detyra çfarë ka sjellë që ai të shihet në korridoret e këtij televizioni duke qarë. As kjo nuk e ka ndihmuar Ballën, për të mos u shkarkuar nga posti i Drejtorit të Informacionit.

Të njëjtat burime i thanë pak më parë CityNews.al, se arsye për këtë shkarkim janë bërë përplasjet e Ballës, me znj. Hoxha, e cila i ka kërkuar të ndryshojë politikën editoriale dhe të sulmojë haptas qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, gjë e cila nuk është pranuar nga gazetari. Përplasjet me kryeministrin Rama dhe drejtuesen e “Top Medias” vijnë pas refuzimit të Kryeministrit për t’i dhënë znj. Hoxha postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare. /CityNews

Lajmet e fundit nga