LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E quajti median italiane kazan/ Ja si e justifikohet Rama

14 Nëntor 2017, 21:07, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar deklaratat e tij ndaj reportazhit të realizuar nga emisioni investigativ “Le Iene”, reportazh të cilin e quajti të ndyrë dhe median në fjalë si kazan mediatik.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio e hapur”, Rama u shpreh se ishte nisur nga komentet e qytetarëve dhe reagimet e tyre ndaj reportazhit në fjalë, dhe se vetë nuk e kishte parë atë. Për këtë ai u shpreh se kishte gabuar, por nuk kërkoj falje.

“Gabova, sepse u nisa nga e shkuara, sepse reportazhe të ndyra që bëhen në Itali për Shqiptarët ka sa të duash”, – tha Rama, ndërsa shtoi se ishte gabim i tij, por nuk ishte kërkim faljeje. /CityNews

Lajmet e fundit nga