Connect with Us

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 6-mujorin. Të ardhurat nga taksat rriten 54%, dhjetëfishim nga infrastruktura

Aktualitet

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për 6-mujorin. Të ardhurat nga taksat rriten 54%, dhjetëfishim nga infrastruktura

Publikuar

-

Të ardhurat totale të Bashkisë së Tiranës nga taksat, tarifat pagesat dhe grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara arritën në 9.4 miliardë lekë, ose rreth 68 milionë euro për 6 muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat bëhen të ditura nga portali financatvendore.al.

Të ardhurat nga grantet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara (fondet që i jepen pushtetit vendor nga Buxheti) arritën në 2.9 miliardë lekë, ose 31% të totalit.

Krahas fondeve që ka marrë nga buxheti, Bashkia e Tiranës ka arritur të mbledhë vetë nga taksat, tarifat dhe pagesat 6.3 miliardë lekë (rreth 46 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm nga taksat (Taksa e biznesit të vogël, Taksa e pasurisë, Taksa e hoteleve, Taksa e infrastrukturës, Taksa e transferimit të pasurisë së paluajtshme, Taksa mbi reklamat), Bashkia ka mbledhur 4.4 miliardë lekë (rreth 33 milionë euro), me një zgjerim të ndjeshëm prej 90% në raport me gjashtëmujorin e parë 2016.

Efektin në këtë zgjerim e ka dhënë tërësisht nga taksa e infrastrukturës, që Bashkia mbledh nga ndërtuesit për ndërtimet e reja dhe që është 8% e vlerës së shitjes. Të ardhurat nga kjo taksë ishin 2 miliardë lekë (rreth 15 milionë euro) për 6-mujorin e parë 2017, nga 174 milionë lekë (1.3 milionë euro) për janar-qershor 2016, pra më shumë se 10 herë më e lartë.

LEXO EDHE:  “Jemi futur në zonën e zjarrit”/ Rama: Ekonomia ngrihet, të vdekurit s’ ngjallen

Të ardhurat nga taksa e infrastrukturës zunë 45% të totalit të taksave të Bashkisë dhe 32% të totalit të të ardhurave që ajo mbledh (përfshirë taksat, tarifat e pagesat). Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto shifra ishin përkatësisht 7.3% dhe 4.2%.

Zëri tjetër që sjell më shumë të ardhura në taksat lokale është ai i pasurisë (taksa mbi ndërtesën), me 1.3 miliardë lekë, ose 28%.

Nga tarifat dhe pagesat, bashkia ka mbledhur gjithsej 1.8 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Peshën kryesore e zënë të ardhurat nga tarifat për shërbimet e pushtetit lokal si pastrimi dhe gjelbërimi, me 65%.

Të ardhurat nga tarifa për zënien e hapësirës publike ishin 162 milionë lekë, me një zgjerim vjetor prej 34%.

Në total, të ardhurat gjithsej të Bashkisë (nga taksat, tarifat, pagesat dhe grantet e kushtëzuara e pakushtëzuara) u rritën me 2.7 miliardë lekë dhe 68% e kësaj rritjeje (ose 1.8 miliardë lekë) erdhi vetëm nga taksa e infrastrukturës.

Rritja e të ardhurave i ka mundësuar Bashkisë që të kryejë më shumë investime kapitale. Sipas të dhënave të buxhetit, shpenzimet kapitale u dyfishuan në 6-mujorin e parë të vitit në 2.5 miliardë lekë (18 milionë euro).

Bashkia ka rritur dhe shpenzimet për strehimin dhe komunitetin me 55%, për edukimin me 23% dhe për mbrojtjen sociale me 14%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Publikuar

-

Nga

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, tregon në “Syri Tv” për Çim Pekën se nga dosjet e hetuara për deputetët në parlament del se brenda foltores ka ish-sigurimsa.

“Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura. Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë. Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar. Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë. Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave. Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit. Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit. Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, tha Sula. 

LEXO TE PLOTE