LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2018, pastrim i parave të krimit/ Rama i kundërpërgjigjet Bashës

14 Nëntor 2017, 08:55, Aktualitet CNA

Ndërsa ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në një takim me përfaqësues të sistemit bankar, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili dje tha se buxheti 2018 është një mekanizëm për pastrimin e parave të krimit.

?Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s?ma kisthe thënë kurrë që mund ta dëgjojoa, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA si nje projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar? programi ynë është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin. Ndaj dua tju them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist?.

Sipas kreut të qeverisë ?nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza ska shans të penetrojë ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për tu marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shendetsheme në raport me ligjin dhe transparencën sa i përket burimeve të fitimit ky është sistemi bankar.?

Gjithashtu kryeministri Rama ka deklaruar se duke filluar nga janari i vitit 2018, qeveria nuk do të njohë më asnjë bilanc të kompanive, që nuk përputhen me bilancet e bankave.

Rama ndër të tjera tha se ?nuk ka asnjë shanc që në Shqipëri të pastrohen para përmes sistemit bankar?./ CityNews

Lajmet e fundit nga