LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ravena, kapen 22 kuintalë kanabis dhe arrestohen 3 shqiptarë

13 Nëntor 2017, 19:24, Aktualitet CNA

Italianët edhe pas vizitës plot bujë e zulmë të ministrit Minitti në Shqipëri vazhdojnë të mbajnë vigjilencën maksimale për të bllokuar sado pak lumin e drogës, armëve dhe lëndëve plasëse, që vjen nga Shqipëria. Mëngjesin e së hënës 13 nëntor 2017 karabinierët e Ravenës arritën një sukses të veçantë në luftën kundra drogës. Ata sekuestruan thuajse 22 kuintalë kanabis dhe hashash të përpunuar ?Made in Albania?.  Sasia e drogës u kap në një fugon me shofer një italian 26-vjeçar, që u arrestua. Një shqiptar i armatosur, pasagjer në fugon, arriti t?ia mbathë duke shfrytëzuar edhe mugëtirën e mëngjesit.

Karabinierët duke krehur zonën për të kapur shqiptarin e arratisur në grykëderdhjen e Lumit Savio u tërhoqën vëmendjen një Fiat Punto dhe një Alfa 147. Karabinierët tentuan të kontrollojnë shoferët shqiptarë , pro ata rezistuan. Njëri prej tyre në luftim trup me trup nxori pistoletën duke u përpjekur të vrasë karabinierin, i cili duke përdorur dy goditje Takindoje, ia hoqi pistoletën nga dora në momentin, kur shqiptari hapi zjarr. Karabinieri dhe pistoleta përfunduan në lumë, ndërsa tre shqiptarët ia mbathën nga vendngjarja. Njeri nga karabinierët hapi zjarr pa mundur të godasë veturën Alfa 147. Rreth orës 8 të mëngjesit të së hënës 3 shqiptarët me rrobe të përbaltura u arrestuan në një bar, ndërsa po pinin kafe. Njëri nga të arrestuarit ishte pasagjeri i fugonit, që arriti t?i shpëtojë përkohësisht prangave. Në operacion krahas forcave të shumta të karabinierisë mori pjesë edhe një helikopter. Karabinierët kanë arritur të individualizojnë edhe jahtin tip ?cabin cruiser? me të cilin droga ishte transportuar nga grykëderdhja e Lumit Ishëm në Lido Adriano afër Ravenës.

 

GJERGJ TAHANASI

 

Lajmet e fundit nga