LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tregon pedonalen e Divjakës/ Tallen komentuesit: Vish kostumin antimushkonja

13 Nëntor 2017, 09:11, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama vijon ritualin e tij të përditshëm duke uruar mirëmengjes shqiptarëve në rrjetet sociale me punët e qeverisë.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga Parku i Divjakës, në të cilën është ndërtuar pedonalja e re.

?Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga pedonalja e re që përshkon Parkun e bukur të Divjakës, ju uroj ditë të mbarë,? ?shkruan kryeministri Rama.

Por pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer me komente tallëse dhe ironizuese.

Një nga komentuesit shkruan ?Kujton se ke ber revolucion me kte pedonalen, kur te shkosh ta inagurosh vish nje kostum anti mushkonja .?

Një tjetër komentues ironizon postimin e Ramës, ndërsa shprehet, ?Ja lla o zot ne ty me zi te kemi Qe na i zbukuron diten me kto gjera t bukura, se ne per kto vuajm. Se pun ka plot po duhen?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Te lumte dora z.kryeminister per 5 vjet e paske shtruar 300 metro parket me derrasa!!!?

Ndërsa një tjetër komentues  ironizon kryeministrit, ndërsa i thotë publiko pamje bankomati me rrogat mizerabël që marrim. Ja si shprehet ai ?!po pamje nga bankomati qe te na jete zbukuruar rroga mizerable qe marrim,do kemi ndonjehere?se ju trumpetoni me te madhe qe rrogat minimale jane bere aqe e jane bere kaqe po ne prape 20mij leke marrim...?

?Na duhej e shtruar kjo pedonalja, edhe pse me shume se 70% e rrugeve ne Shqiperi jane ku therret qameti.
Kjo pedonalja na duhej patjeter?- shkruan një tjetër qytetar./ CityNews

 

Lajmet e fundit nga