LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koncesionet e naftës/ Ja zgjidhjet që po diskutohen

13 Nëntor 2017, 20:13, Aktualitet CNA

Viti 2018 duket të jetë një vit tejet dinamik për sektorin energjetik parë ky në disa dimensione, së pari vijimi i zbatimit të modelit të ri të tregut të energjisë elektrike, së dyti gazsjellësi TAP dhe gazifikimi dhe së treti rifreskimi i legjislacionit tek hidrokarburet dhe gjetja e një modeli të ri për marrëveshjet dhe përfitimin shtet-investitor.

Këto ishin fokusi i konferencës së vjeshtës mbajtur në Tiranë  Associated European Energy Consultants në Tiranë si dhe Optima Legal& Financial Albania ku merrnin pjesë institucione publike, kompani ndërkombëtare me aktivitet në Shqiperi dhe eksperte te sektorit.

Tregu i energjisë dhe problemi i Kosovës

Ashtu sikurse edhe në raportin e fundit për Shqipërinë, përfaqësuesi i Sekretariati të Komunitetit të Energjisë Dirk Buschle u shpreh se Shqipëria ashtu siç ka bërë përparime ka mbetur pas me disa të tjera. Së pari prodhimi I energjisë nga burimet fosile është ende shumë larg potecialit.

Lidhur me përfitimet që ka Shqipëria nga gazsjellësi TAP ai u shpreh se Shqipëria duhet të shohë me kujdes mundësinë që ka përpara dhe të ketë kapacitetet e nevojshme për të përballuar kërkesën që mund të ketë tregu. Në këtë pikë hyn në lojë Albgaz i cili duhet të plotësoje gjithë kuadrin. Të qenurit një vend transit shfaq mundësi të pafundme për një vend si Shqipëria duke i hapur rrugë projekteve të tjera siç është gazsjellësi IAP apo një lidhje me Kosovën.

?Potenciali është i madh dhe premtues por gjithçka varet nga qeveria. Ajo që ne kemi parë është që asnjë vend s?mund të krijojë kapacitete duke menduar vetëm brenda vetes, duhet që ambicia të jetë rajonale dhe në këtë pjesë edhe përpjekja e qeverive duhet të jetë e bashkërenduar? tha Bushchle. Lidhur me kuadrin ligjor në tregun e energjisë ai u shpreh se në letër ekzistojnë pak a shumë të gjitha. Liberalizmi, organizmi, bursa e energjisë, de rregullimi. Konkretisht një pjesë  emirë e këtyre angazhimeve janë shkelur në afate.

?Bursa e energjisë pritej që të hynte në operim në 1 janar 2018 por duket se nuk do të jetë e mundur. Ne si Sekretariat gjithsesi presim që operimin ta fillojë brenda vitit 2018.procesi aktualisht ka ngecur? tha përfaqsuesi i Sekretariatit. Lidhur me problemin që Kosova ka me Serbinë dhe që ka kufizuar futjen në punë të linjës 400 kv ai u shpreh se ka një mungesë vullneti për të zgjidhur këtë ngërç dhe se negociatat ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Debat për ndryshimin e modelit të marrëveshjeve hidrokarbure

Pak ditë më parë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri u shpreh se do të ketë një rinegocim të kontratave konceisonare në sektorin hidrokarbur. Ajo që u kuptua dukej se lidhej me një rinegocim të kontratave ekzistuese por nuk është kështu. Një panel i veçantë ku ishin prezentë përfaqësues të kompanive më të mëdha që kanë sot marrëveshje hidrokarbure me shtetin shqiptar qartësoi edhe orientimin ku po shkohet.

Së pari ishte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko i cili qartësoi se çfarë po synon të bëjë sot qeveria.

?Qeveria është duke parë marrëveshjet me investitorët e huaj për të parë shkallën e dobishmërisë së tyre meqë janë dhe kontrata të vjetra në kohë dhe mënyrën sesi ato të përditësohen për sipërmarrësit e rinj që mund të vijnë në Shqipëri për të investuar.

Modeli taksimit nuk është ndryshuar ne, ajo që po shohim ne nëse ky model taksimi është i përshtatshëm dhe nëse do të duhet të ndryshohet. Nëse  shihet e nevojshme që të ndryshohet atëherë do ndryshojnë dhe kontratat e reja që do të nënshkruhen. Aktualisht ka diskutime nëse modeli që kemi me ndarje prodhimi duke future dhe royalty është i përshtatshëm apo duhet parë një balancim më i mirë i këtyre dy komponentëve? tha Aliko.

Administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo u shpreh se kompania ka investuar më shumë se 1 miliardë dollar që nga fillimi i aktivitetit të saj në Shqipëri dhe tashmë është në një fazë të re. Ajo që duhet të ketë parasysh qeveria sipas tij në vendosjen e një sistemi fiskal të ri për kompanitë që operojnë me marrëveshje hidrokarbure është që të jetë atraktiv për investitorët e rinj. Ai nënvizoi se ka nevojë për rishikim të kuadrit ligjor që është relativisht i vjetër dhe që në shumë raste ka mbivendosje dhe paqartësi.

Përfaqësuesi i Shell Upstream  Albania Rohan D?Souza u shpreh se duhet që në modelin e ri që po synon qeveria të gjendet balanca mes riskut dhe shpërblimit. ?Tek risku duhet pasur parasysh që kompania mund të mos gjejë naftë ose gaz dhe kjo është diçka që ndodh, ose risku I mjedisit ku bëhet biznes. Për qeverinë vërtet Tax  Royalty është më e thjeshtë por risku në këtë rast është I kompanisë që duhet të investojë qindra miliona para dhe kjo mund të krijojë stepje. Pra shihni për modele të reja por sigurohuni për balancimin e riskut dhe shpërblimit? tha D?Souza.

Konsulenti Dael Dervishi nga ana tjetër nënvizoi se debatoi mes aktorëve të tregut është gjithmonë frytdhënës për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë. ? Ishte një diskutim interesant. Ka disa çështje që kanë mbetur të pazgjidhura vitet e fundit në industrinë e naftës dhe gazit. Diskutimi i sotshëm ishte i nevojshëm sepse u ngritën problematikat qoftë nga ana e kompanive qoftë nga institucionet. Është e rëndësishme të ketë dialog. Sigurisht problemet duhet të fillojnë të zgjidhen me kontratat ekzistuese që janë lidhur para shumë vitesh dhe pastaj për kontratat e reja për blloqet e reja që do jepen nga qeveria shqiptare të bëhen mbi bazë të eksperiencës dhe diskutimeve dhe mosmarrëveshjeve mes palëve të përfshira.

Nuk është deklaruar një model i saktë ende për marrëveshjet e reja hidrokarbure. Diskutohen disa modele. I pari është ?royalty? në taksë pra kompanitë të paguajnë përqindje mbi prodhimin e naftës duke evituar që në monitorim të prodhimit të ketë sa ë pak ndërhyrje. Sa më pak qeveri të ketë në marrëveshjet me investitorët aq më mirë do ishte? tha Dervishi. /Monitor

Lajmet e fundit nga