LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Del nga rruga, plagosen tre persona

13 Nëntor 2017, 09:53, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Armando Osoja, 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ??Rrotondoja e Çiflikut??, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe djali i tij shtetasi B.O, 11 vjeç të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin Drager, drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ?Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt?? dhe ??Shkelje të rregullave të qarkullimit??, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga