LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zemrat e të gjithëve kanë shkrirë nga fotoja e parë e binjakëve të Beyonce dhe Jay Z

12 Nëntor 2017, 14:22, Aktualitet CNA

Rumi dhe Sir erdhën në jetë pesë muaj më parë, por asnjë foto e binjakëve nuk është publikuar që nga ajo ditë.

Kjo ndryshoi të shtunën kur fëmijët u vunë re për herë të parë me prindërit e tyre të famshëm Beyonce dhe Jay Z pasi ata shijonin motin e ngrohtë në një rezidencë në Miami, Florida.Këngëtarja 36-vjeçare e Halo dukej mjaft krenare, teksa mbante në krahë vogëkushin Sir, ndërsa nëna e saj Tina Knowles mbante Rumin.

Çifti ishte në Miami për koncertin e Jay Z në Qendrën Amway në Orlando të shtunën në mbrëmje.

Beyonce kishte një bodysuit me lule që i përshtatej përsosmërisht ambientit tropikal.

Ylli Lemonade gjithashtu kishte një këmishë blu të lidhur rreth belit të saj./CityNews

 

Lajmet e fundit nga