LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të kalonin drogë nga kufiri i gjelbër/ Pranga dy shqiptarëve

12 Nëntor 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë, pasi u kapën me 1 kilogram dhe 26 gramë marijuanë.

Veç dy shqiptarëve policia greke ka vënë në pranga edhe një shtetas grek 41-vjeçar, i cili u kap me dy shqiptarët teksa shkëmbenin drogën.

Shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht 31 dhe 48 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar veç lëndës narkotike edhe makinën e grekut, dhe 4 celularë, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CityNews

Lajmet e fundit nga