LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja e PD informon PPE/ Rama po shantazhon dhe kërcënon gazetarët

12 Nëntor 2017, 12:23, Aktualitet CNA

Albana Vokshi, deputete e PD dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, ka hedhur akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama se po ushtron presion ndaj mediave dhe gazetarëve për të fshehur skandalet e drogës dhe korrupsionit.

Deputetja e PD-së ka informuar Forumin e Gruas së Partive Popullore Europiane rreth përkeqësimit të Lirisë së Medias në Shqipëri, ndërsa ka bërë të ditur se përgjimet e antimafias italiane provojnë blerjen e zgjedhjeve të 25 qershorit nga Rama.

?Kryeministri i Shqipërisë po shantazhon dhe kërcënon gazetarët për të mbuluar skandalet me trafikun e drogës dhe aferat korruptive, të ministrave të rëndësishëm të Qeverisë së Tiranës?, tha Vokshi në takimin e Berlinit, ku Forumi i Grave të PPE i kërkoi Komisionit Europian të mbështesë lirinë dhe pavarësine e medias.

Vokshi ka theksuar se përgjimet e Anti-mafias italiane, ku implikohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. Përgjimet e anti-mafias italiane, tha Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBE-ODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale.

?Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare,  Kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes?, tha Vokshi.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. Në këtë takim, përvec Kryetares Doris Pack, ishte edhe Dunja Mijatovic, eksperte për të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Medias, e cila ka mbajtur deri ne 2016-ën postin e Shefes së OSBE për Lirinë e Medias. /CityNews

Lajmet e fundit nga