LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritol para derës së kryebashkiakut/ Arrestohet autori

11 Nëntor 2017, 08:22, Aktualitet CNA

Efektivët e Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë të mundur arrestimin e një  37-vjeçari, i cili dyshohet si autor për dy ngjarjet e fundit me lëndë shpërthyese, ku një nga objektivet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Matit.

Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi Eltion Daçin , 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.

Eltion Daçi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ?Kanosja për shkak të detyrës? dhe ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal ?Arrest me burg ?, për veprat penale të cituara.

Sipas njoftimit të policisë, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale ?Shkatërrim i pronës me eksploziv?, e ?Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse?, parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale./ CityNews

Lajmet e fundit nga