LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama pasi kanabizoi Dibrën dhe Matin, tani flet broçkulla

11 Nëntor 2017, 11:15, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Në një postim në rrjete sociale, Manjani e akuzon kryeministrin se ka mbushur veriun me kanabis.

?E mbushi Dibrën (për herë të parë) me hashash tani e mbush me broçkulla prej fodulli! Flet si pronar i Dibrës e Matit. Flet për rrugët në letër, për gratë dhe e puset, por jo për varfërinë e tejskajshme! Turpi e faqja e zezë e këtij njeriu ska sahat që i mat!?, shprehet Manjani. /Citynews

Lajmet e fundit nga